Apartamenti “djeg” gjyqtarin Albano Çepele, shkarkohet nga KPA

Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka evidentuar mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti.

Dyshime janë ngritur ndërkohë edhe për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.

Sipas KPK-së, problem për gjyqtarin ka qenë gjendja shëndetësore, pasi Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.

Albano Çepele e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 në Gjykatën e Tropojës dhe ka punuar më së shumti si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Në prill të vitit 2014, Çepele u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit dhe 34 çështje gjyqësore të zvarritura.

Çepele u rikthye në detyrë në vitin 2016, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne