Apeli i GJKKO i liron një nga vilat, Kryemadhi: Mamasë sime iu rikthye, mua jo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e GJKKO, ashtu si edhe ditën e djeshme ajo është shfaqur me një bastun në dorë dhe dukë çaluar.

Kryemadhi ka qëndruar vetëm pak minuta në ambientet e brendshme të GJKKO, ndërsa sapo ka dalë ka dhënë një deklaratë të ashpër për mediat.

Apeli ka liruar nga sekuestro vilën e Fatime Kryemadhi ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për vilën e deputetes së PL.

“Është një hakmarrje për inceneratorin, betejë ligjore që do durim. Gjyqtarja lexoi vetëm një vendim të shkurtër, nuk ka prova dhe fakte, as koherencë në vendim”- kështu është shprehur deputetja e PL.

Ajo shtoi se të dyja banesat janë përfituar në mënyrë të ligjshme dhe se ta vijojë betejën me drejtësinë shqiptare duke bërë rekurs në Gjykatës e Lartë.

“Prokurori e pranoi që banesat ku unë banoj janë përfituar në mënyrë të ligjshme, gjyqtarja për mamanë time, e cila akuzohej se kishte marrë një kredi në 2010 ia liroi banesën e saj, ndërsa për mua vazhdon të jetë nën sekuestro, Vendimin do e apeloj, unë jam bashkëpunëtore në inceneratorin e Tiranës, është hakmarrje, betejë ligjore që do durim.

Unë dhe mamaja, unë e kam marrë me shkëmbim apartamentin tim, një shtëpi në bllok është marrë me kredi.

Gjyqtarja lexoi vetëm një vendim të shkurtër, nuk ka prova dhe fakte, as koherencë në vendim. Prokurorët ngritën arsyet e bashkëpunimit të mamasë sime me Ilir Metën për korrupsion, që nga video e Dritan Priftit, ka bashkëpunuar për të blerë banesën, do bëj rekurs në Gjykatë të Lartë.

Unë kam jetuar gjithmonë me nënën time, kur kam ngelur shtatzënë me vajzën, ishim si dy të rinj që çfarë fluturon haet. Më pas m’u sëmur babai. Kemi jetuar bashkë që nga ‘98-a”. /NewsBomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne