Apeli i GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e Lefter Allës për heqjen e masës “arrest me burg”.
Pak kohë më parë SPAK përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës. Alla është marrë i pandehur për një tender ujësjellësi në Bulqizë.
Dyshohet se ai ka favorizuar në mënyrë të jashtëligjshme një kompani për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës./tpz