Apeli lë në burg mjekun Dervish Hasi, akuzohet për trafikim të miturish dhe pornografi!

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në burg mjekun Dervish Hasi.

Kirurgu akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Në Apel Hasi kërkoi të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg”, vendim që ishte marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Njoftimi i Gjykatës

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale D. H, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.

lg.php.gif

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

lg.php.gif

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:
– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.
– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

lg.php.gif

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Mesaduket qeveria islamofobe gjeti një shkak dhe përdori rastin e Hasit për të përmbushur misionin e saj të fshehur dhe dashakeqas ndaj muslimanëve.

Kujtojmë që ky rast shërbeu për qeverinë islamofobe të Edi Ramës që duke përdorur Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, pjesë e dosjes 184 për vjedhjen e zgjedhjeve të nis drafin për burgosjen e muslimanëve./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne