Pretendohet se Netanyahu miratoi armëpushimin pa u konsultuar me kabinetin e luftës

Televizioni shtetëror izraelit KAN pretendon se kryeministri Benjamin Netanyahu pa u konsultuar me kabinetin e luftës miratoi “nenin për ruajtjen e armëpushimit për negociatat midis fazave të procesit me kërkesë të Katarit” në marrëveshjen e negociuar mes palëve në Gaza.

Sipas lajmit të “KAN”, drejtori i agjencisë izraelite të inteligjencës së jashtme, “Mossad”, David Barnea gjatë takimeve që mori pjesë me zyrtarë të Egjiptit dhe Katarit në Paris, mori miratimin nga kryeministri Netanyahu për të vazhduar armëpushimin për vazhdimin e negociatave në faza të ndryshme të marrëveshjes ndërmjet palëve, me kërkesë të Katarit.

Në lajm një burim pranë kabinetit tha se anëtarët e kabinetit të luftës janë vënë në dijeni për këtë çështje pas miratimit të kryeministrit. Në deklaratën e saj lidhur me lajmin, Zyra e Mediave e Kryeministrisë tha se “Udhëzimi i kryeministrit drejtuar drejtorit të Mossadit është i vlefshëm: ‘Informoni të gjithë kabinetin e luftës për këtë çështje dhe merrni mendimet e tyre'”.

– Pretendimi se Izraeli “nuk e pranon fundin e luftës”

Duke folur për “Yedioth Ahranot”, zyrtarët izraelitë deklaruan se “nuk do të pranojnë të ndalojnë luftën” në përgjigje të kërkesës së Hamasit për lirimin e të burgosurve në Gaza dhe tërheqjen e ushtrisë nga Gaza. Zyrtarët pohuan se projekt-marrëveshja parashikon lirimin e 1.500 të burgosurve palestinezë, përfshirë “emra të profilit të lartë” nga burgjet izraelite.

Duke folur për Anadolu, burime palestineze raportuan se Hamasi kishte pranuar planin, i cili parashikon shkëmbim të burgosurish në tre faza dhe armëpushim në Gaza, secila prej 45 ditësh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne