Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

Arabia Saudite dënoi sulmin terrorist të së mërkurës në Iran gjatë një ceremonie për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian Kassem Sulejmani i cili u vra katër vjet më parë nga SHBA-ja. Ministria e Jashtme tha se Riadi kundërshton dhe dënon sulmin terrorist që synoi civilët në Kerman.

Ajo i shprehu ngushëllime Iranit për të vrarët në shpërthime dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. Shpërthimet ndodhën në një rrugë që çon në varrezën ku është varrosur Qassem Soleimani, ish-kreu i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike.

Të paktën 103 njerëz u vranë, sipas Sayyed Mohammad Saberiut, kreu i Organizatës së Emergjencave të qytetit. Zyrtarët deklaruan se shpërthimet ishin sulm terrorist.

Soleimani u vra më 3 janar 2020, në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne