Avokati i Berishës tregon se me kë mund të kontaktojë ish-kryeministri nga ‘arresti shtëpiak’: Aktiviteti i tij politik, i pacenuar

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpiak’ pas masës së kërkuar nga SPAK, avokati i tij ka treguar detaje nga vendimi në fjalë.

Në një intervistë për “Opinion”, Genc Gjokutaj theksoi se dera e banesës së ish-kryeministrit nuk ruhet nga policë.

Pjesë nga intervista

-Ka policë te dera?

Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë. Nuk ka policë në derë!

-Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?

Genc Gjokutaj: Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë.

-Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund të shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?

Genc Gjokutaj: Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me aktivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale.

-Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?

Genc Gjokutaj: Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje?

-Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?

Genc Gjokutaj: Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.

-Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet t’i marrë leje?

Genc Gjokutaj: Duhet të lajmërojë SPAK-un.

/tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne