Dhjetëra të plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave të metrosë në New York

Të paktën 24 persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave të metrosë në New York të SHBA-së, pasi njëri nga trenat ka dalë nga shinat, njoftuan mediat amerikane.

Një tren me rreth 300 pasagjerë është përplasur me një tren që ishte jashtë shërbimit në ishullin Manhattan, në metronë e New Yorkut, një nga rrjetet më të vjetra të metrosë në botë.

Pas përplasjes treni me pasagjerë ka dalë nga shinat dhe 24 pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Lidhur me incidentin kanë filluar hetimet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne