Islamofobi Arbër Gashi kërkon publikisht braktisjen e Islamit dhe konvertimin e shqiptarëve në katolikë.
Në një status në “Facebook” ai shkruan se ky objektiv kombëtar që i shërben kishës dhe të ardhmes së vendit.
Deklaratat publike dhe islamofobe të Gashit ende nuk po hetohen nga anti-terrori dhe ai të procedohet penalisht për thirrje antifetare, siç ndodh në rastet kur thirrjet fetare bëhen nga mualimanë.
Islamofobi Gashi me këto publikime kërkon të ngjallë urrejtje ndërfetare mes shqiptarëve.
“Objektivat kryesore që i shërbejnë kryesisht të ardhmes së ndritshme të gjeneratave që vijnë pas nesh.
1. Braktisja e përhershme e besimit, kulturës dhe botkuptimit ligjvënës islam.
2. Për shkak të interesit nacional, rikthim urgjent në besimin e të parëve katolik…
Pikat tjera janë pasojë ose marrëveshje që rregullon jetën e përbashkët në paqe e mirëqenje mes shqiptarëve dhe pakicave që jetojnë te ne”, shkruan Islamofobi Gashi.
Më herët në një tjetër reagim në Facebook, Gashi ofron mbështetje të pakufijshme mbi nismën antishqiptare të Deçanit, duke thënë se ajo ka objektiva të qarta kundër islamit dhe muslimanëve.
“Nisma e Deçanit ka objektiva të qarta dhe nuk largohet prej tyre, pavarësisht përpjekjeve mediale për t’i dhënë konotacion tjetër. Producentëve duhet thënë se gjithçka që më bëri përshtypje në këtë emision ishte qëndrimi identik i qytetarëve të besimit islam dhe uzurpatorit të kishës ilire-arbnore, Sava Janjiç!”, shkruan Islamofobi Gashi në faqen e tij në Facebook./gazetaimpakt