Më pak kredi me probleme, 350 mln € nuk shlyhen në kohë

Kreditë me probleme po ulen. Shtrenjtimi i tyre për shkak të rritjes së normave të interesit dhe inflacionit gjatë vitit të kaluar preku nivelin më të lartë në gusht 2023 me nivelin 5.3%. Por, në muajin nëntor kreditë e këqija zbritën në 5.07% të totalit. Në pjesën e dytë të vitit, ato janë ulur gradualisht, edhe pse Banka Qendrore ka ndërhyrë në rritjen e normës së interesit në 3.25%.

Edhe bankat kanë luajtur rolin e tyre në portofolin e kredive, duke bërë analiza dhe vlerësime të kujdesshme për aftësinë paguese të konsumatorëve dhe bizneseve në shlyerjen e huave që ata marrin.Ndërkohë, sa i përket kursit të këmbimit, forcimi i Lekut ka dhënë pjesërisht edhe një efekt paralel negativ, sepse ka tkurrur vlerën e portofolit të kredisë në valutë.

Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë në fund të tetorit arriti në 7.2 mld euro, me një rritje vjetore prej 1.9%. Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë llogarit se rritja vjetore do të kishte qenë rreth 7%. Në total sistemi bankar shqiptar ka më shumë se 350 milionë euro kredi, e cila nuk paguhet në kohë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne