Arbjan Mazniku del nga SPAK pas 3 orësh në pyetje, ja çfarë tha para gazetarëve

Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati tre orësh marrje në pyetje. Ministri Mazniku deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje.

“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbjan Mazniku shkurtimisht për mediat nga dera e SPAK pasi u mor në pyetje.

Ministri Mazniku mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm. Nuk dihet ende arsyeja pse Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne