Arrestimi Beqajt, “harrohet” P.Trashaj, viktima e SPAK-ut!

Nga Flamur Vezaj

Arrestimi i Ilir Beqajt është i sforcuar dhe bëhet për të sfumuar ngjarjen tragjike të qytetarit P. Trashaj, i cili ndërroi jetë pasi piu fotoksinë në dyert e SPAK-ut! E keni vënë re se u harrua P. Trashaj i ndjeri! Nuk flitet më për atë, sepse Dumani ia “mbyll” gojën me presione, si ndaj E. Qynos, me takime periodike apo me SMS “dashamirëse”, duke i dhënë ndonjë lajm sa për të shtyrë ditën. Fatkeqësisht, disa kolegë janë të përfshirë në këtë.

Është shumë e tmerrshme ajo që ka ndodhur me diletantizmin e SPAK-ut, që nuk e priti oficeri i gatshëm! Historikisht, në atë institucion janë dy prokurorë dhe dy oficerë ose më shumë të gatshëm! Asnjëri nuk ishte i lirë ta takonte dhe ta sqaronte të ndjerin!! Ky SPAK-u që po “shpëton” Shqipërinë nëpër debate televizive, tashmë ka një viktimë në dyert e saj! Pa numëruar këtu 6 viktimat e vrara apo më shumë nga “bandat e vrasësve” që dolën nga metamorfosa e fundit, ku nëse SPAK-u do të vepronte kur i erdhën materialet e Sky ECC, disa prej tyre do të ishin në burg e jo në varr!

Gjithsesi, kush flet kundër SPAK-ut sot është delja e zezë ose, siç thoshte ish-ministri i dënuar Tahiri, “fronti i së Keqes”! Ndërsa kjo heshtje vazhdon për P. Trashaj, Dumani flet përsëri për mungesë të stafit të BKH-së, duke nënkuptuar se janë të zënë dhe nuk kemi staf për të pritur qytetarët! Dhe i vjen keq se nuk heton qytetar të thjesht por këto mikro kredit funksionojnë si grup i strukturuar kriminal duke mashtruar e vjedhur qytetarët!

Kështu që arrestimi i Beqajt mendoj se është shumë i sforcuar, për propagandë dhe PR të SPAK-ut e jo për provat apo kushtet kur caktohet një masë sigurie! Pasi nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë, nuk është larguar nga vendi, nuk i është shmangur hetimeve, nuk ka fuqi të ndryshojë prova se nuk është në atë institucion, janë të njëjtat kushte si masa “detyrim paraqitje”!

Për dëmin mbi 100 milion euro të dosjes së Edvin Kondilit, Beqja nuk ka rrezikshmëri dhe lihet “detyrim paraqitje”, ndërsa për dëmin rreth 200 mijë euro të prokurores Elida Kaçkini, Beqja ka rrezikshmëri dhe caktohet “arrest me burg”!
Për mua, ai duhet të ishte në burg që me koncesionet dhe jo sot për show pasi nuk ka asnjë ndryshim të kushteve ligjore për caktimin e një mase sigurie, por ka vetëm PR dhe propagandë të SPAK-ut!/gazetaimpakt

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne