SPAK njofton se po kryen hetime paraprake ndaj një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë si person i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Mësohet se bëhet fjalë për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve. Sipas SPAK, Bushka kreu veprime aktive të kundealigjshme për të ndërhyrë në hetimin ndaj Erion Veliajt.
“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024./gazetaimpakt