Arrestimi i Jorgo Goros Dule: Rama është ai që mban përgjegjësinë për kasaphanën me pronat në zonën e Himarës

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ndodhet në Korçë me rastin e festë kombëtare greke. Dule gjatë një komunikimi me gazetarët ka folur edhe për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe arrestimin e Jorgo Goros.  Dule tha se Himara ka nevojë për ata që kanë përfituar nga ligji për investimet strategjike, ndërsa shtoi se në çdo çështje të denoncuar të këtij lloji, përgjegjës është kryeministri Edi Rama.

“Himara ka nevojë për transparencë për ata që kanë përfituar nga investimet strategjike. Në çdo çështje të denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij. Të gjitha lëvizjet janë të orkestruara nga dirigjenti i zhvillimeve në Himarë, zoti Edi Rama. Sigurisht që ka shumë viktima në radhët e PS, të qeverisë por edhe të pushtetit vendor, dhe janë ata që mbajnë barrën e përgjegjësisë ligjore”, tha Dule.

Pyetje: Zoti Goro është arrestuar pas denoncimit nga Fredi Beleri. A janë këtë akuza politike sipas jush? 

Pyetje: Kathimerini ka thënë para disa ditësh se zoti Rama po përgatit për kryetar bashkie në Himarë zotin Vangjel Tavo, të cilin pak ditë më parë e emëroi prefekt të Vlorës. Si e komentoni këtë? 

Dule: Nuk ka lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që zoti Rama po përpiqet të ngrejë në bashkinë e Himarës që të sugjestionojë qytetarët, forcat politike që ia dinë planet diabolike të tij me pronat në Himarë. 

Pyetje: Mendoni që arrestimi Goros po bëhet që Rama të qetësojë Brukselin dhe Athinën? 

Dule: Nuk mund të qetësohet askush, pa i shkuar të drejtës deri në fund. Është tërësisht në drejtimin e gabuar zoti Rama nëse mendon se mund të krijojë  iluzione dhe të fshihet pas gishtit të tij në lidhje me përgjegjësitë e çështjeve të pronave në bregun e Jonit./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress