EMRAT/ Kukësi do të zgjedhë sot kryetarin e ri të PD-së, kush janë dy kandidaturat

Ditën e sotme dega e partisë Demokratike në Kukës zhvillon zgjedhjet për kreun e saj, ndërsa procesi i votimit ka nisur dhe pritet të mbyllet në mbrëmje. Në garën për drejtimin e PD-Kukës janë dy kandidat, Rrahman Dema aktualisht nënkryetar i kësaj dege dhe Gëzim Shehu anëtarë i kryesisë.

Zgjedhjet në këtë degë do të bëhen për arsye të dorëheqjes së kryetarit të saj Admir Sinamati në nëntor të vitit 2022, dorëheqje që i parapriu kandidimit të tij nën siglën e PD për kreun e Bashkisë së Kukësit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne