Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj, në pranga dhe dy persona të tjerë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar në pranga. Mësohet se bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk dihen.

Ilir Beqaj akuzot për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me koncensionin e sterilizimit, ndërsa ndaj tij ka nisur edhe një hetim i ri.

Beqaj ka qenë Ministër i Shëndetwsisë në Qeverinë “Rama 1” në vitet 2013-2017.

SPAK vendosi ish ministrin nën akuzë më 18 mars, 2024, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

Koncensioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentat kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimëshe kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe desinfektim të sallave kirurgjikale.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne