Arrestohet mjeku Niko Nika pas akuzave për korrupsion dhe falsifikim tamponësh

Policia e Tiranës ka arrestuar mjekun Niko Nika, pasi akuzohet për korrupsion dhe falsifikim të tamponëve COVID-19.

Mjeku është arrestuar gjatë një aksioni të 24 orëve të fundit të bluve të Tiranës, ku në pranga kanë rënë edhe 11 persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, mjekut 66-vjeçar i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë. /lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne