E plotë / 104 figurat e larguara dhe të rrezikuara në listat e PS, PD dhe LSI, spostimet e befasishme të ‘xhaketave të vjetra’, përjashtimet që priteshin

Report Tv identifikon listën e plotë të deputetëve që nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Rama rinovim drastik, surprizë largimi i Angjelit, Lleshajt, Abazit dhe Musa Ulqinit, në zonë rreziku Xhafaj, Majko e Kodheli. Rama, Balla dhe Klosi pozicion sfidues. 

Berisha-Basha ‘strehohen’ në zonë të sigurt. Në rrezik Flamur Noka, Bumçi, Strazimiri, Gjata dhe Dashamir Shehi. Përjashtime nga Pollo tek Klevis Balliu. Në Tiranë rrezikojnë 5 ish-deputetë të LSI-së. Ikin Shezai Rrokaj dhe Panariti.

Zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, si gjithmonë në limitet e fundit kohore, ka prodhuar surpriza dhe befasi, pasuar natyrshëm me reagime, zhurmë dhe hatërmbetje. Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime drastike në listën që projekton grupin e ardhshëm të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa ka rreshtuar në zonën e pasigurt të listës figurat më të fuqishme elektorale, por largimet dhe spostimet nuk mungojnë as në listat e PD-LSI, të cilat reflektojnë dorën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Deputeti aktual dhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk është përfshirë në listë dhe rrjedhimisht nuk do jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. Largimi i Bushatit ishte deri diku i pritshëm, pasi pas shkarkimit si ministër i Jashtëm, kritikoi disa aspekte të qeverisjes, të cilat i kishte mbrojtur më parë. Bushati mori një tjetër goditje në 2019, kur e larguan si drejtues politik në Shkodër, lëvizje e cila u pasua me heqjen nga lista.

Nëse largimi i Bushatit pritej, befasuese është mungesa Anastas Angjelit dhe Sadri Abazit në lisë, i pari ish-ministër Financash dhe deputet në pesë legjislatura, ndërsa Abazi deputet që nga 2005 dhe biznesmen në fuqi elektorale. Pjesë e listës nuk figuron as ish-ministri i Brendshëm pa mandat deputeti, Sandër Lleshaj. Ministrja e Kulturës Elva Margariri është e vetmja anëtare aktuale qeverisë, e cila nuk është përfshirë në listë. Nuk do të jenë pjesë e Parlamentit edhe Musa Ulqini, i zgjedhur deputet në 6 legjislatura.

Janë larguar me vullanin e tyre deputetët Besnik Baraj, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni dhe Adnor Shameti. Nuk janë përfshirë në listë deputetët aktualë të PS-së Senida Mesi, Anduel Xhindi, Fatmir Velaj, Sadi Vorpsi, Adriana Jaka, Luan Harusha, Andrea Marto, Rolant Xhelilaj.

Arben Kamami, Almira Xhembulla, Ardit Konomi, Adelina Rista, Xhavit Bushaj, Vilma Bello dhe Edmond Leka.

Ndërkaq, një grup senatorësh janë përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, por ata renditen në zona të rrezikuara. Ish-ministrja e Mbrojtjes, dhe aktualisht kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli, është renditur e 22-ta në Tiranë. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet në 5 legjislatura, është renditur në vendin e 19 në Tiranë.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është vendosur në një pozicion edhe më të pasigurt, në vendin e 23 në Tiranë. Në një zonë gjithashtu të rrezikuar janë vendosur Spartak Braho dhe Eljo Hysko. Në zgjedhjet e 2017, PS në Tiranë ka marrë 18 mandate. Të renditurit mbi numrin 18, duhet të marrin mbi 10 mijë vota individuale që të bëhen deputetë.

Edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është në një zonë të rrezikuar në Berat. Klosi është vendosur i pesti në listë. Në 2017, PS-ja ka marrë 4 mandate në këtë qark. Kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama ka vendosur të sfidojë kundërshtarët dhe t’i japë një mesazh skuadrës së tij, duke u renditu i teti në Durrës, në limitin e mandateve që PS mori në 2017, duke vendosur të shtatin Lefter Kokën.

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla është vendosur gjithashtu në një pozicion sfidues, i teti në Elbasan. Në 2017, PS-ja ka marrë shtatë mandate në Elbasan. Nëse do të ruajë këtë rezultat, Balla duhet të marrë mbi 10 mijë vota personale për t’u bërë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë vendosur vetën në zonë të sigurtë, duke demostruar frikë për betejën e 25 prillit, por kanë befasuar me përjashtimin nga lista të ish-ministrit dhe ish-deputetit Genc Pollo. Ky i fundit ka një histori përplasje me Sali Berishën, që kulmoi me krijimin e një partie në gjirin e PD-së në vitin 1999, bashkë me Tritan Shehun dhe disa deputetë të tjerë. Berisha u afruar me Pollon në vitin 2003, duke siguruar gjithmonë një vend të sigurt në listë. Basha dhe Berisha kanë vendosur t’i japin fund karrierës parlamentare të Pollos.

I papritur ishte edhe largimi i ish-ministrit dhe ish-deputetit, Florjon Mima. Në listë nuk figuron as ish-deputeti Fatbardh Kadilli, i cili ishte përgatitur për të kandiduar në Korçë, bashkë me Enno Bozdo, të cilin Basha shpalli koordinator për energjinë, për t’i zbutur zhgënjimin.

Bujar Nishani pritej të kandidohej, por nuk figuron në listë. Edhe të rikthyerit Gazment Oketa dhe Aleksandër Biberaj nuk janë përfshirë. Në listë nuk figuron as ish-deputeti Gert Bogdani.

I pritshëm ishte përjashtimi i Halim Kosovës dhe Romeo Gurakuqit. Nuk janë përfshirë në listën e PD-as as deputetët Klevis Balliu, Fatbardha Kadiu, Lorenc Luka, Xhemal Gjunkshi, Hekuran Hoxhalli, Andon Frroka dhe Valentina Duka.

Ndërkaq, nëse PD ruan rezultatin e zgjedhjeve të 2017, një listë e gjatë me përfaqësues të saj, do të mbeten jashtë parlamentit të ardhshëm. Në Tiranë janë vendosur në zonën e rrezikut, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Çlirim Gjata, Dashamir Shehi, Orjola Pampuri, Ivi Kaso, që të gjithë mbi numrin 11. Në 2017, PD-ja mori në Tiranë 11 mandate.

Në Gjirokastër rrezikon sërish Roland Bejko, pasi është renditur i dyti pas Tritan Shehut. Dhurata Çupi është mbi vijën e sigurisë në Dibër. Në Shkodër rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit Bardh Spahia, Nard Ndoka dhe Izmira Ulqinaku, të renditur mbi numrin 5, që është numri i mandateve që PD-ja ka marrë në 2017.

Në Elbasan, Luçiano Boçi është renditur i 7-ti, ndërkohë që PD-ja ka marrë vetëm 3 deputetë katër vite më parë. Ndërsa në Durrës është mbi vijën e sigurisë, Ferdinand Xhaferi. Të lartpërmendurit duket të marrin mbi 10 mijë vota personale, t’u përfshirë në zonën e sigurisë.

Ndryshimet në listat e LSI-së ishin të pritshme. Nuk figurojnë ish-deputetët e larguar Nasip Naço, Gledion Rehovica, Lefter Koka dhe Robert Bitri. Bie në sy mungesa e ish-deputetëve Sezai Rokaj dhe Edmond Panariti.

Ndërkaq, nëse LSI ruan rezultatin e vitit 2017, çka sipas sondazheve nuk ka gjasa ta ruajë, disa përfaqësues kryesorë të kësaj partie janë vendosur në një zonë të rrezikuar në Tiranë. Ish-deputeti Përparim Spahiu është renditur i pesti në Tiranë. Edhe më pak shanse për t’u bërë deputet ka Edmond Haxhinasto i renditur i gjashti, ndërsa Floida Kërpaçi, Nora Malaj dhe Silva Çaka mund të marrin mandatin vetëm nëse marrin mbi 10 mijë vota personale, duke nxjerrë jshë loje Monika Kryemadhin, Vasilin dhe Erisa Xhixhon.

 

Lista e PS, të larguarit

1.            Ditmir Bushati

2.            Sandër Lleshaj

3.            Anastas Angjeli

4.            Sadri Abazi

5.            Musa Ulqini

6.            Elva Margariti

7.            Senida Mesi

8.            Anduel Xhindi

9.            Adnor Shameti

10.          Besnik Baraj

11.          Vasilika Hysi

12.          Eglantina Gjermeni

13.          Fatmir Velaj

14.          Sadi Vorpsi

15.          Adriana Jaku

16.          Luan Harusha

17.          Andrea Marto

18.          Rolant Xhelilaj

19.          Arben Kamami

20.          Almira Xhembulla

21.          Ardit Konomi

22.          Adelina Rista

23.          Xhavit Bushaj

24.          Vilma Bello

25.          Edmond Leka

 

Të rrezikuarit

1.            Fatmir Xhafaj, nr. 23 Tiranë

2.            Mimi Kodheli, nr. 22 Tiranë

3.            Pandeli Majko, nr. 19 Tiranë

4.            Spartak Braho, nr. 28 Tiranë

5.            Eljo Hysko, nr. 32 Tiranë

6.            Blendi Klosi, nr 5. Berat

7.            Taulant Balla, nr. 8 Elbasan

 

Lista e PD, të larguarit

1.            Genc Pollo

2.            Florjon Mima

3.            Fatbardh Kadilli

4.            Enno Bozdo

5.            Bujar Nishani

6.            Aleksandër Biberaj

7.            Gazment Oketa

8.            Endri Hasa

9.            Halim Kosova

10.          Romeo Gurakuqi

11.          Fatbardha Kadiu

12.          Klevis Balliu

13.          Lorenc Luka

14.          Xhemal Gjunkshi

15.          Hekuran Hoxhalli

16.          Andon Frrokaj

17.          Valentina Duka

 

 

Lista e PD, të rrezikuarit

1.            Çlirim Gjata, nr. 21 Tiranë

2.            Gent Strazimiri, nr. 19 Tiranë

3.            Aldo Bumci, nr. 16 Tiranë

4.            Mesila Doda, nr. 12 Tiranë

5.            Dashamir Shehi, nr. 13 Tiranë

6.            Flamur Noka, nr. 14 Tiranë

7.            Orjola Pampuri, nr. 15 Tiranë

8.            Ivi Kaso, nr. 17 Tiranë

9.            Roland Bejko, nr. 2 Gjirokastër

10.          Dhurata Çupi, nr. 3. Dibër

11.          Bardh Spahia, nr. 6. Dibër

12.          Nard Ndoka nr. 7. Dibër

13.          Izmira Ulqinaku, nr. 8. Dibër

 

 

Lista e LSI, të larguarit

1.            Shezai Rrokaj

2.            Edmond Panariti.

3.            Nasip Naço

4.            Gledion Rehovica

5.            Lefter Koka

6.            Robert Bitri

 

Të rrezikuarit në listën e LSI

1.            Përparim Spahiu, nr. 5 Tiranë

2.            Edmond Haxhinasto, nr. 6 Tiranë

3.            Floida Kërpaçi, nr. 7 Tiranë

4.            Nora Malaj, nr. 8 Tiranë

5.            Silva Caka, nr. 10 Tiranë

6.            Petrit Sinaj, nr. 4 Berat

7.            Brunilda Paskali, nr. 3 Korçë

K.T./Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne