Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të konsiderohet e përfunduar.
Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth.
“Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE””, shkruan Trump.
Mesazhi i Trump
URIME PËR TË GJITHË!
Është arritur plotësisht marrëveshja mes Izraelit dhe Iranit për një ARMËPUSHIM TË PLOTË dhe TOTAL (rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim!), për një periudhë 12-orëshe, pas së cilës Lufta do të konsiderohet E MBARUAR!
Gjatë secilit ARMËPUSHIM, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE.
Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN!
DONALD J. TRUMP,
PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
***
Kjo deklaratë e Trump vjen pas një periudhe të tensionuar pas luftës Izrael-Iran, ku SHBA-të kanë realizuar sulme ajrore ndaj disa objekteve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan. Trump i ka cilësuar këto sulme si një “sukses të madh ushtarak” dhe ka paralajmëruar se çdo hakmarrje nga Irani do të ndeshej me një forcë shumë më të madhe./BW