Arrihet marrëveshja e pensioneve me Italinë, ministri Hasani dhe Tajani hedhin firmat

Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë paradite marrëveshjen për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, teksa ka qenë ministri i punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani të cilët kanë nënshkruar.
“Moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali. 15 vite përpjekje, mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuuar për këtë moment. Mirënjohje ministrit Tajani për kontributin personal”, u shpreh Hasani.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkruan Rama në Facebook.

Kështu, në sajë të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët do të përfitojnë ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Sigurimin e papunësisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne