Arta Marku anulon vendimin më të fortë të prokurorisë së Tiranës, zhbllokon 50 milionë euro pasuri miqve të Veliajt

Një vendim i nxitur nga prokurorja e Apelit, Arta Marku ka rrëzuar një nga hetimet më të bujshme të prokurorisë së Tiranës që lodhet me bizneset e Elman Abule dhe Kristjan Boçi.

Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 50 milionë euro pasuri këtyre bizneseve ndërsa të dy njihen për lidhje me kreun e bashkisë Erion Veliaj. Në media është publikuar një foto e Abules në aeroportin e Romës, në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndlrsa çifti Boçi kishte jo rrallë prezencë në ambiente e evente mediatike me Veliajn.

Në lidhje me këtë çështje Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj.Arta Marku, kërkoi anulim të vendimit të gjykatës së Tiranës duke shënuar një rast të rrallë ku projurorja në Apel është nën masat e gjykatës së shkallës së parë.

Arta Marku dejtoi prokurorinë e përgjithshme për disa kohë pas një vendimi në kundërshtim me ligjin nga ana e Parlamentit.

Marku kërkoi “prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi sot prishjen e vendimit datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim ne po atë gjykatë me tjetër përbërje të trupit gjykues./Droni

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne