Arta Marku nuk njeh kompetencat e veta, mburret se e ka zgjedhur faktori ndërkombëtar

“Kam patur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, prej tyre jam zgjedhur.”

Kështu u shpreh sot Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku gjatë një seance dëgjimore përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) si pjesë e farës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjatë dëgjesës, Markut pranoi se ajo nuk i ka përmbushur pritshmëritë e publikut gjatë dy vjetëve që ka shërbyer në rolin e PP-së. Megjithatë ajo u mbrojt duke u thënë se “nuk ka qenë “faji im apo mungesa e aftësive e mia, profesionalizmit e vullnetit por për shkak të kompetencave ekzistuese të kufizuar “për shkak të kompetencave te kufizuara”.

Duke mos treguar asnjë shenjë reflektimi për shkak të përvojës dy-vjecare, Marku shtoi se nuk do të kishte bërë asgjë ndryshe nga sa kishte bërë edhe sikur t’i jepej mundësia edhe një herë nga e para në detyrën e saj.

Zonja Marku u shpreh se roli i Prokurorit të Përgjithshëm është simbolik, duke nënvlerësuar rolin funksional të PP-së për organizimin, adminsitrimin dhe kontrollin e brendshëm në të gjithë systemin e prokurorisë.

“Për shkak të kompetencave të kufizuara jam e sigurt që s’kam arritur të realizoj pritshmëritë se hetimi është jashtë kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, askush s’është kujdesur përveç meje që isha e interesuar të sqaroj që roli i Prokurorit të Përgjithshëm ka ndryshuar, ka rol simbolik për sistemin në tërësi dhe rol të munguar në hetimin e çështjeve konkrete. Unë mendoj që këtu nuk i kam realizuar por jo për fajin tim e aftësitë e mia, profesionalizmit e vullnetit por për shkak të kompetencave ekzistuese të kufizuar.”

Zonja Marku theksoi se nuk kishte patur asnjëherë ndikim politik gjatë detyrës si Prokurore e Përgjithshme, duke përmendur rastin e ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

“Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërtën, sa herë ka patur një rast të vecantë. Kur çështjet janë trajtuar e janë zgjidhur, e kam vërtetuar të kundërtën.”

Në lidhje me takimet e shpeshta me kryeministrin Rama, zonja Marku sqaroi se ato ishin takime pune për shkak të situatës të krijuar nga protestat e opozitës./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne