Grupe armene dhe mbështetës të PKK-së terroriste grupohen kundër Turqisë

Grupe armene në SHBA po punojnë me mbështetësit e PKK-së terroriste për të protestuar kundër vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Washington.

Komiteti Kombëtar Armen i Amerikës (ANCA) njoftoi se Qendra Amerikane e Perëndimit për Demokraci (ARCDEM), një mbështetëse e PKK-së terroriste si dhe Federata e Rinisë Armene janë duke u përgatitur për të protestuar kundër presidentit Erdoğan, i cili qëndron për një vizitë dy-ditore në SHBA me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Kundërshtarët e Turqisë u ftuan për protesta që do të mbahen para Shtëpisë së Bardhë, nxitur nga fushatat njollosëse në internet kundër operacionit turk “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, i cili ka objektiv degën siriane të PKK-së terroriste, YPG/PKK-në.

Pasi dje presidenti Erdoğan mbërriti në Washington për vizitën e tij të punës, takimi i tij i sotëm me Trumpin pritet të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjes së 17 tetorit midis Turqisë dhe SHBA-ve për veriun e Sirisë dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me YPG/PKK-në.

SHBA gjatë kohë ka qenë partner me terroristët e YPG-së gjoja për të luftuar DEASH-in, duke injoruar provat e dhëna nga Turqia se YPG-ja në të vërtetë është pjesë e PKK-së terroriste, të cilën SHBA e njeh si një grup terrorist.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnja.

Komiteti Kombëtar Armen i Amerikës, i themeluar në vitin 1941, zhvillon një fushatë njollosje kundër Turqisë dhe turqve nëpër SHBA dhe botë.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 tetor, SHBA dhe Turqia arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin, që të mundësojnë tërheqjen e forcave terroriste të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar, ku Ankaraja dëshiron të riatdhesojë miliona refugjatë sirianë që aktualisht strehohen në Turqi.

Më 22 tetor, Turqia arriti një marrëveshje tjetër me Rusinë për të detyruar terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga zona e planifikuar pa terror.

Përkundër marrëveshjes, Turqia është ankuar se terroristët kanë mbetur dhe vazhdojnë të kryejnë sulme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne