As edhe një qiri?!

“As edhe një qiri?!” me këtë fjali e ka nisur postimin e tij politikani Selim Pacolli, i cili ka kritikuar vendin e tij, për mos solidarizim në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në Zelandën e Re, një ditë më parë.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Edhe pas 48 orëve të krimit makabër mbi njerëzit e pafajshëm, solidarizimi kolektiv si në rastin e Brukselit, Madridit dhe Parisit nuk po ndodhë në Prishtinë.

Çfarë faji bënë ata që të vriteshin? ‘Faji’ i vetëm i tyre ishte pse i luteshin Krijuesit për paqe dhe mirësi për vete, familjet dhe gjithë njerëzimin. A thua na u shterr ndërgjegjja nga rastet e tilla apo thjesht bëmë reagim intrigues sa për sy e faqe, sa për t’u dukur se po ‘solidarizohemi’ me njerëzit e botës humane.

Dikush e cilësoi si frymëzim individual, jo, ky është frymëzim kolektiv i sojit të tillë që me paramendim përgatitë arsenalin për të vrarë njerëz të pafajshëm e mbi të gjitha në vendin ku kërkohet falje dhe mirësi, vend ky i cili duhet të shpallet muze i krimit religjioz. Ky muze do të shërbente si vend i vetëdijësimit dhe ndërgjegjjes ndaj njerëzimit.

Asnjë fe në botë nuk thërret në krim, përkundrazi, thërrasin në paqe.

Selim Pacolli

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress