Asambleja Kombëtare e PS-së, Edi Rama: Gati për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga salla ku do të mbahet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së.

“Me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030”, shkruan Rama në rrjet.

Mbledhja e Asamblesë së PS-së nis punimet në orën 11:00, ndërsa me interes priten mesazhet që do të përcillen nga Kryeministri.

Njoftimi për mbledhjen e Asamblesë

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.

4. Të ndryshme.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne