Ky mesazh vjen pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë kur 30-vjeçarja Liridona Ademi u vra me armë zjarri në një ngjarje të inskenuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Bashkëshorti i viktimës që ka urdhëruar ekzekutimin është akuzuar për veprën penale “Vrasje të rëndë të kryer në bashkëpunim”, Granit Pllava qe ka kryer ekzekutimin akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer një vrasje të rëndë”.

Liridona Murseli u vra me 29 nëntor në Prishtinë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj./BW