ATDHETARËT ME ATDHETARIZMIN MË BESNIK TË SHQIPTARISË!

Savash VELIU

Nëpër shumë kohëra të vështira dhe sfiduese ka kaluar Shqiptaria deri sa arriti te gjenocidi masiv por, ishin atdhetarët besnik të Besimit në Zot që mbanin të gjallë si kandili që ndizej saherë që paraqitej nevoja e mbrojtjes së Atdheut në frontet e jetës…! Pra. Shqiptarëve u duheshin Burra, e jo burreca pafe e pa atdhe!

Ata janë Fanar në Oqeanin Shqiptar të trazuar nga jashtë dhe nga brenda. Në shëmbëlltyrën politike e luftarake janë të shumtë burrat të martirizuar, me vëllezër e me gjak, për tërësinë e Shqipërisë Etnike, si personalitete kombëtar më të anatemuar, më të sharë e më të përbuzur nga drejtuesit e organizatës komuniste kominterniste jugosllave dhe ajo e shqiprisë, për faktin se ata ishin më të rrezikshmit për planet e tyre në dëm të çështjes shqiptare që priste zgjidhje politike.

Ateismi i veshur alashqiptarçe nën petkun Komunist si projekt nuk ka Komb, as Vatan e as Flamur!!! Mulla Idriz Gjilani thoshte: “Liria e vatanit nuk fitohet me parti e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”.

 Pra. Ishte bota perëndimore në krye me Britaninë që projektuan Shqiptarëve Musliman Komunizmin ateist prej France të cilët do ta luftonin fenë dhe besatarët e popullit, sepse ateistët besonin në Darvinizëm që do ta luanin rolin e Majmunit evolutiv në dy anët e kufirit shqiptar dhe ate në emër të Nacionalizmit!

Hafiz Ali Korça ishte Hoxhë, atdhetar, mësues, ish-këshilltari i Ministrisë së Arsimit dhe politikani i madh shqiptar kur në vitin 1944, në botimin e dytë të librit të tij “Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë” tregon se: “Kur Europa vendosi që të krijonte këtë copë Shqipëri, a nuk na vuri përpara kushtin se në rast se do të largoheshim nga feja Islame do ta ndërtonin këtë copë Shqipëri, përndryshe do ta copëtonin krejtësisht. Por kjo nuk është aspak e drejtë, sepse ne e dimë shumë mirë se po të mos ishte shumica e popullsisë muslimane edhe kjo copë do të ishte pjesëtuar dhe do të ishte ndarë”.

Pra, me ardhjen e ‘’Ballistëve Kombëtar’’ u rrënuan kufijtë Londineze që u parapriu zgjerimi i kufijve ekzistuese shqiptare duke iu bashkuar Shqiptarisë edhe Molla e Kuqe, kjo tejmase i zemëroi evropianët, prandaj ata donin të ndëshkonin këtë lëvizje Kombëtare!

Me Ballistët në Prill të vitit 1941 Shqipërisë iu bashkuar Ulqini, Plava, Gucia, Rozhaja, e gjithë Kosova e sotme pa Mitrovicë, Vushtrri, Podujeva e një pjesë e komunës së Gjilanit, pastaj Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Resnja. Në shtator 1943 i është bashkuar edhe Mitrovica, Vushtrria, Podujeva, Tutini e Novi Pazari. Kurse në shtator 1944 komandanti i Forcave të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhemë Gostivari i bashkangjet Shqipërisë edhe Shkupin, Kumanovën, Preshevën e Bujanocin. Më 17 Nëntor 1944, komunistët e rrëzojnë qeverinë në Tiranë, dhe më 28 Nëntor arrijnë në Novi Pazar dhe ua dorëzojnë Kosovën dhe viset tjera Serbisë. Më 10.07.1945 në Prizren nën tytat e partizanëve mblidhet një Kuvend ku vendoset që Kosova dhe viset tjera të shkëputen prej Shqipërisë e t’i bashkohen Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë. [Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu]

Kështu Fallangat komuniste të ushqyera prej perëndimit Anglezë sikur aleat të frontit antifashist nisë spastrimi dhe vrasja e atdhetarëve besnik të kombit si pjesa më elitare e më intelektuale e shqiptarisë u zhduk sistematikisht duke sakatosur për dekada të tërra breznin dhe zhvillimin shoqëro – intelektual shqiptar, dhe ja ku jemi sot në saje të komunistëve kriminel.

Kujtojmë Fjalët e fundit të Mulla Iljaz Broja para pushkatimit të cilat janë amanet, porosi, për çdo brezni: “Ne, si të gjithë shqiptarët e tjerë, s’kemi ç’presim tjetër prej jush komunistave të pafe, pos plumbit dhe thikës pas shpine. Mashtroheni se mund ta zhdukni këtë popull, se mund ta shtypni shpirtin liridashës të tij. Njëlloj si të parët tanë, edhe neve ua kemi lënë porosi brezave që të mos kenë besë në racën tuaj”.

Partizanët komunist donin të heshtin trurin e Kombit por, Robert Frost thotë; ‘’Kurrë mos prano të kanosesh për të heshtur, kurrë mos lejo të bëhesh viktimë. Mos prano përcaktimin e askujt për jetën tënde, përcaktoje ti veten tënde”!

Dha pas përmbytjes së Ballit Kombëtar trojet shqiptare u ndan tmerrëzisht ku Kosova dhe Shkupi iu shkëput Shqipëris shkaku se ishin 99% Musliman dhe nuk do ishte e mundur diktatura Komuniste nën amblemën Katoliko-Ortodokse ta nënshtroj e ta asimiloj këtë popull leht prandaj në dy pjesë u nda dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore që nuk u shpall pavarësija e shqipëris në Shkup edhe më vitin 1912 ku ishte qyteti me më së shumti banor shqiptar nga të gjithë trevat tjera shqiptare.

Dmth, Atdhetarizmi dhe fetarizmi janë rrugët më të gjatë, kjo rrugë mbaron kur atij i mbaron jeta!

Atdhetarizëm do të thotë dashuri për njerëz, dashuri e sinqertë, dashuri vepruese, dashuri ideale. Zoti me urdhërin që na jep të duam vëllaun si veten, pse të gjithë jemi robtë e Tij, mëson e thotë se nuk do ta kemi punën mirë me Të, po të mos e duam me gjithë zemër vëllaun. Jo vetëm na urdhëron vëllazërimin e përgjithshëm, por na cakton edhe radhën e dashurisë. Kaq e deshi Atdhetari atdheun, vendin e vet, Shqiptarin, sa derdhi lot për të; kaq i deshi vëllezërit e vet shqiptarë të gjitha besimeve, sa edhe për ta dëshironte të ishte anatemuar, d.m.th. muslimani do të jepte edhe shpirtin, por ashtu nuk mendonin ateistët.

Ishte Anglia që mbolli anti-islamizmin atëherë tani e ricikluar në islamofobi e instaluar para një shekulli në gadishullin arabik me theks të veçant në Medine nga u çfaq Wehabizmi pas viteve të nëntëdhjeta u instalua edhe në tokat shqiptare me mission të përçaj edhe mëtej shqiptarët mes vete edhe nga muslimanët e Ballkanit!

Shikoni deri ku ka depërtuar djallëzia euroangleze me propagandat ndaj Shqiptarëve kinse me dokumente ka pasë një Marrëveshje Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Kjo propagandë nuk është tjetër veçse një nga pikat e elaborateve serbe për shfarrosjen e shqiptarëve, duke e paraqitë si pasojë e një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe jo si projekt shekullor i shtetit serb… E vërteta është se jo vetëm shqiptarët por as turqit e zonave të pushtuara nuk janë larguar drejt Turqisë me dëshirë ose sipas ndonjë marrëveshjeje ndërshtetërore, por ajo ishte si pasojë e represionit sllav dhe vendosjes përballë zgjedhjes: vdekje ose shpërngulje…

thotë Dr. Ardian Muhaj!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress