Bota

Atentat i dështuar kundër trashëgimtarit të fronit në Arabinë Saudite

Një prej mediave arabe njoftoi për një atentat të dështuar kundër trashëgimtarit për fron në Arabinë Saudite.

Sipas agjencisë Al Akam, burime të afërta me trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite kanë thënë se Muhamed Bin Selman një ditë më parë ka qenë i ftuar në një prej pallateve mbretërore në qytetin Xheda ku është sulmuar nga një prej anëtarëve të familjes mbretërore. Një prej diplomatëve perëndimor me qëndrim në Riad ka thënë se trashëgimtari është përballur me një atentat të dështuar dhe nuk ka pësuar dëmtime. Ndërkohë princi që ka kryer këtë atentat është arrestuar.

Ambiciet e tepruara të trashëgimtarit Muhamed Bin Selman për pushtet, kanë ngjallur pakënaqësi tek princat e tjerë sauditë. Mbreti Selman i Arabisë Saudite pak kohë më parë shkarkoi nga posti i trashëgimtarit Muhamed Bin Najev dhe në vend të tij vendosi djalin e vet Muhamed Bin Selman. Ndërkohë mediat arabe mundohen ta paraqesin si të qetë transferimin e pushtetit në Arabinë Saudite mirëpo pakënaqësia në radhët e princave sauditë është rritur dukshëm./ PT

OPINIONE

INTERVISTA