Atentati ndaj 2 vëllezërve Mine në Gramsh me amonit malor, Gazetari Gergji Thanasi hedh posht pretendimet e policisë! Ajo vetëkorigjohet!

Gazetari Gjergji Thanasi ishte i pari që hedhi posht pretendimet e Policisë së Shtetit se ndaj dy vëllezërve Algert dhe Erald Mine në shpërthimin e makinës së tyre eshtë përdorur lëndë plasëse Amonit malor. Për Gazetarin Thanasi kjo është një gafë e policisë, e cila duhet ta dijë që amoniti nuk shpërthen nëse nuk ka fitil zjarrpërcjellës.

“Te dashur miq komunikatat e policise ne varesi te ministrit Taulant B. per here te dyte brenda muajit po konkuron denjesisht romanet e Zhyl Vernit. Kesaj radhe, atentati kundra dy vellezerve ne Gramsh, pretendohet se nuk shte atentat, por eshte aksident, sepse ne kroskotin e makines kishte nje sasi amoniti malor (lende plasese me fuqi te ulet shperthyese), e cila ka shperthyer nga nxehtesia.

Kush ka bere ushterine apo zbor 3 mujor ne kohen e Dulles e mban mend ne lenden e pergatitjes xhenjere se amoniti malor edhe po ta hedhesh ne zjarr nuk shperthen, por digjet me flake te shoqeruar me shume tym te bardhe dhe me gaz te demshem per frymemarrjen. Te nderuar debile te Policise se Shtetit, amoniti malor nuk shperthen nga flaka ne temperatura 700 – 800 C lere me nga temperatura medemek e larte ne kroskotin e makines!! Lenda flegmatizuese stearine apo edhe cezarine ne perberje te amonitit malor sherben nder te tjera edhe per te mos shperthyer amoniti ne prani te flakeve te zjarrit. Per te shperthyer amoniti malor duhet me patjeter shintile elektrike qe godet lenden iniciale te kapsolla ose fitil zjarrpercjelles, qe ben shperthimin e amonitit malor (amatolit). Amoniti malor nuk shperthen me zjarr o milet!!!!!

Mjafton qe “dru me prete” e policise te shikonin ne Ëikipedia dhe do ta gjenin, qe me nxehtesi, madje me zjarr nuk shkakton dot shperthim te amonitit malor (amatolit).

PS. Nje rrene te ngjashme.per shperthim aksidental te bombolave te oksigjenit per zhytje perdori komunikata e policise per te mbuluar (pa sukses) vrasjen e biznesmenit Armandi Nelaj. Ne qershor 2023 policia perdori te njejten rrene me shperthim bombole oksigjeni per te mbuluar vrasjen e Ardit Alikajt (https://ëëë.priza.al/sarande-i-shperthen-bombola-e…/)

duke e deklaruar si vdekje aksidentale gjate peshkimit me akualang me bombula ajri!!! Besoj se neser pasneser polica do nxjerri komunikate te re, ku do pergenjeshtroje vetveten per shperthim amoniti malor nga nxehtesia e kroskotit te makines!!!!”, shkruante Gazetari Thanasi në rrjetin social Facebook.

Por pas këtij reagimi të Gazetarit Thanasi që bëri bujë në media, policia e shtetit bëri një reagim të dytë duke përgënjeshtruar vehten në reagimin e parë.

Në reagimin “vetëkorigjues”, policia e shtetit thotë se pas ekspertizës nga grupi i posacëm i hetimit shprehet se nuk ka pasur lëndë eksplozive nga jashtë në mjet dhe nuk ka indicie se kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.

“Në lidhje me informacionin e dhënë  për një shpërthim të ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, në automjetin tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje dhe për pasojë mbetën të dëmtuar dy vëllezërit që udhëtonin në këtë automjet, ju informojmë se: Për sqarimin dhe dokumentimin e këtij rasti u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe në vendngjarje shkoi edhe njësia antieksploziv e Repartit Special Renea, për të kryer ekzaminime të mekanizmit e rrethaneve qe kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në automjet. Në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive) por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë. Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe nuk ka asnjë indicje për veprim kriminal ndaj të dëmtuarëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

Ky ishte një reflektim i shpejtë nga ana e policisë, që pas cdo ngjarje kriminale “vrapon” të bëjë zëdhënsen dhe jo të kapë autorët që edhe pas kësaj ngjarje në Gramsh, kanë ikur në drejtim të paditur./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne