Atentati ndaj Tom Doshit,Durim Bami kërkesë të veçantë Gj.Lartë

I pandehuri Durim Bami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar shuarjen e masës së sigurisë. Durim Bami ka deklaruar se kanë mbaruar afatet e paraburgimit, duke kërkuar kështu heqjen e masës së vendosur ndaj tij. Bami ndodhet në “arrest shtëpie” prej gati dy vitesh. Ai akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Durim Bami u arrestua në Mars të 2015, pasi u përfshi në hetimet e akuzës për atentatin e pretenduar nga deputeti Doshi. Ai është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e kallëzimit të rremë, ndërsa ai vetë ka deklaruar se atentati i pretenduar nga deputeti Tom Doshi ishte sajesë e këtij të fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne