Atentati në Durrës/ Ja qyteti ku dyshohet se fshihen dy atentatorët e tjerë

Dy persona që jetojnë në Shkodër ose fshihen në këtë qytet, dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj makinës ku udhëtonte prokurori i Prokurorisë së Durrësit Arjan Ndoj, me shoferin e tij Andi Maloku dhe Landi Muharremin.

Pasditen e 1 nëntorit Prokurori Ndoj dhe Laho së bashku me shoferin Maloku ishin nisur me makinë drejt Tiranës. Në momentin që kanë qenë tek mbikalimi i Shkozetit, (ora 16:30) një makinë tip Benz që mendohet se ka pasur 3 persona, ka qëlluar me breshëri, në ecje e sipër, drejt makinës ku ndodhej prokurori .

Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e rënda siguron një tjetër provë të rëndësishme në hetimin për atentatin e Shkozetit, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa pasditen e sotme ndërroi jetë shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Sipas A2 CNN, analizat balistike kanë provuar se plumbat në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit.

Ndërkohë sot pasdite u nda nga jeta Andi Maloku, shoferi i prokurorit, i cili në atentatin e 1 nëntorit kishte marrë plumb në shtyllën kurrizore dhe në mushkëri.

Deri tani si person i dyshuar për këtë atentat është arrestuar Redjan Rraja, një i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne