Nesër bota islame kremton Natën e Mirë të Mevludit

Nesër bota islame do të shënojë Natën e Mirë të Mevludit që është ditëlindja e Profetit Muhamed (a.s.).

Nata e Mirë e Mevludit që kremtohet me rastin e lindjes së Profetit Muhamed (a.s.) në ditën e 12-të të muajit Rebiulevvel të kalendarit hënor, është njëra prej netëve më të rëndësishme të botës islame.

Fjala mevlud, që sipas fjalorit do të thotë “vendi dhe koha e lindjes”, në kulturën islame përdoret për të shprehur lindjen e Profetit Muhamed (a.s.) në veçanti dhe ceremonitë dhe veprat e shkruara në lidhje me këtë në përgjithësi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Fetare e Entit për Çështje Fetare me rastin e Natës së Mirë të Mevludit do të organizojë aktivitete të ndryshme.

Me këtë rast në xhamitë Ejup Sulltan dhe Fatih të Stambollit, Kapu të Konjas, xhaminë Ulu të Ispartas dhe xhaminë Yeni Mahalle të Elazigut do të organizohen aktivitetet e këndimit të mevludit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne