Greqi – Myftiu i zgjedhur dënohet me burg për ‘uzurpim posti’

Ibrahim Sherif (Şerif), myftiu i zgjedhur i Komotinit (Gümülcüne) është dënuar me 80 ditë burg për “uzurpim posti”.

Gjykata e Shkallës së Parë në Aleksandropoli (Dedeağaç) e ka deklaruar fajtor myftiun Sherif në çështjen gjyqësore ku myftiu akuzohej për ‘uzurpim të postit’, ngaqë ai kishte marrë pjesë në namazin e xhumasë që ishte falur në një fshat të zonës. Gjykata e dënoi Sherifin me 80 ditë burg, por masa e dënimit mund të konvertohet në gjobë.

Myftiu Sherif përmes avokatit të tij ka aplikuar në një instancë më të lartë për të apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Ibrahim Sherif, i cili është zgjedhur si myfti nga populli turk mysliman i Komotinit, ka qenë dënuar në shumë çështje gjyqësore që ishin ngritur kundër tij me akuzën se kishte ‘uzurpuar postin zyrtar’. Sherif është shfajësuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila e kishte gjobitur Greqinë për këtë dosje.

Liderët e pakicës myslimane turke në Trakinë Perëndimore (Greqi) caktohen me emërim nga komitetet shtetërore që administrojnë myftinitë dhe fondacionet e pakicave. Pakica turke del kundër këtyre praktikave dhe kërkon që detyrën e myftiut ta ushtrojnë myftinjtë e zgjedhur nga vet komuniteti turk që jeton në Greqi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne