Serbia irritohet nga qëndrimet e Albin Kurtit, 60 përfaqësues serbë të Kosovës në Beograd

Serbia ka reaguar me tone të ashpra ndaj qëndrimit të kandidatit të vetëm për kryeministër të Kosovës Albin Kurti në lidhje me Listën Serbe duke thënë se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare të zbatojnë masat e një rezistence paqëore në tërë territorin e Kosovës. Shefi i zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuric tha se serbët e Kosovës duan një dialog të barabartë dhe të mos jenë qytetarë të dorës së dytë.`

Serbia dhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës që janë pjesë e Listës serbe janë irrituar nga qëndrimi i kandidatit të vetëm për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti. Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se Kurti dëshiron ta kthejë situatën në vitin 1999. Serbët do të detyrohen të braktisin çdo institucion e vend pune nëse bëhet presion ndaj institucioneve dhe të drejtave të tyre. Nuk do të hyjnë në qeveri nëse nuk trajtohen si të barabartë.

Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, Serbi:“Përfaqësuesit serb janë të gatshëm që të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare do të zbatojnë masat e një rezistence paqëore në tërë territorin e Kosovës nëse dikush tenton që serbët ti trajtoj si qytetar të rendit të dytë dhe do të zbatoj metoda institucionale të terrorit”.

Një intervistë e Kurtit në serbisht ka acaruar edhe më shumë Beogradin, shoqëruar me disa incidente kur gjatë transmetimit në oborrin e televizionit N1 u hodhen disa parulla me figurën e gazetarit që intervistoi Kurtin dhe kryeministrit, Edi Rama. Gjuric, e dënoi incidentin, por tha se Kurti po paraqitet si ujk nën lëkurën e qengjit. Reciprocitetin, e ka quajtur edhe më të rrezikshëm se sa tarifën 100 për qind. Serbët respektojne vullnetin e votës se shqiptarëve, por pa Listën Serbe nuk ka bashkëpunim.

Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, Serbi:“Serbët nuk janë faktor të krizave, por kanë qenë viktima të krizave të inskenuara që ka patur për qëllim paraqitjen e tyre si monstra politike që për qëllim kanë patur ndikimin e tyre në institucione. Serbët e Kosovës duan një dialog të barabartë dhe jot ë jenë qyetarë të rëndit të dytë”.

Shefi i zyrës për Kosovën tha se serbët duan dialog, por kjo ndikon në mos vazhdimin e tij. Serbët e Kosovës, sic tha Gjuric, mund të llogarisin në Serbinë edhe financiarisht./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne