Austri – Pritet me reagime deklarata e ministrit të Arsimit për shaminë

Deklarata e ministrit të ri të Arsimit në qeverinë e koalicionit të ekstremit të djathtë të Austrisë, Heinz Fassmann, “Mësueset nuk duhet të mbajnë shami”, është pritur me reagime nga myslimanët që jetojnë në këtë vend.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë (İGGÖ), Ibrahim Olgun theksoi se ndalimi i shamisë me pretekste të ndryshme nuk pajtohet në asnjë mënyrë me lirinë e fesë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

“Për mendimin tonë prapa kërkesës për të ndaluar mbajtjen e shamisë, duke e justifikuar këtë me strukturën laike të shtetit, qëndron islamofobia”, ka thënë Olgun.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Islame të Vjenës (IFW), Harun Erxhijas (Harun Erciyas) e ka quajtur të pakuptimtë një ndalim të çfarëdoshëm që do të vendosej për çështje të caktuara, siç është mbajtja e shamisë, duke shtuar se nuk reflektojnë realitetin deklaratat që bëhen sikur mbajtja e shamisë nuk pajtohet me strukturën laike të shtetit dhe parimin e paanshmërisë.

Kryetari i Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) për Austrinë, Fatih Karakoxha (Fatih Karakoca) tha se koalicioni i ekstremit të djathtë në vend që të merret me shumë probleme që presin zgjidhje në Austri, bën deklarata që shkaktojnë ndarje dhe tension në shoqëri.

Liria e besimit në Austri është e garantuar me ligj,- por,- shtoi Karakoxha, kufizimet ndaj lirive fetare për myslimanët kanë shënuar rritje, sidomos me hyrjen në fuqi të Ligjit Islam në vitin 2015.

Ata që sot kërkojnë të ndalojnë mbajtjen e shamisë nga mësueset duke u fshehur prapa shekullarizmit, nesër mund të shkaktojë indinjata në shoqëri duke e përhapur këtë në çdo fushë (të jetës),- paralajmëroi Karakoxha.

Ministri i Arsimit të Austrisë, Heinz Fassmann në një reportazh që kishte dhënë javën e kaluar për “Kurier”, një nga gazetat më të mëdha të vendit, kishte thënë se ushqente simpati për konceptin e shtetit laik, dhe mësueset nuk duhet të mbajnë shami./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne