Autoritetet turke shtypin javën e krenarisë në Stamboll

Organizatat e komunitetit LGBTI+ në Turqi, po shënojnë javën e krenarisë në Stamboll, por autoritetet po godasin çdo organizim publik të paligjshem te tyre.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e akuzon lëvizjen se përbën një kërcënim për shoqërinë turke dhe vlerat e njerezimit.

Ky vit nuk solli ndryshime. Qendra e Stambollit është mbyllur, pasi guvernatori i qytetit vlerësoi se një paradë e planifikuar e komunitetit LGBTI+ është kërcënim për një sulm terrorist.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan akuzoi aktivistët se po kërcënojnë vlerat familjare, gjatë fjalimit të tij pas fitores në zgjedhje presidenciale.

“Erdogani dhe shumica e popullit Turk jane kundra agjendave te komunitetit LGBTI.

Shumë organizata të komunitetit LGBTI+, të krijuara gjatë dekadave të fundit në Turqi, tani po luftojnë për të mbijetuar nën një trysni në rritje ligjore.

“Disi kanë ngecur. Për çdo hap që duan ta bëjnë hetohen. Pra, ata nuk mund të mbështesin hapur shumë njerëz. Rastet kundër nesh po shtohen çdo vit dhe ne nuk kemi mjaftueshëm avokatë për të na mbështetur”, thotë aktivisti i të drejtave të njeriut, Mustafa Sariyilmaz.

Aktivistët presin rritje të trysnisë ligjore dhe politike, por ata besojnë se sukseset e tyre nuk mund të zhbëhen.

“Pa marrë parasysh se çfarë bëjnë, pavarësisht përpjekjeve të Erdoganit, nuk mund të na bllokojnë. Kjo nuk është e mundur. Kjo nuk do të ndodhë. Por, për një kohë do të përballemi me vështirësi”, thotë aktivisti Oner Ceylan.

Pavarësisht ndalimit të paradës, organizatorët thonë se janë të përkushtuar për të mbajtur gjallë këtë aktivitet, për të treguar se janë pjesë e shoqërisë turke edhe pse agjendate  tyre bien ne kundershtim me vlerat familiare/ZeriAmerikes

https://www.zeriamerikes.com/a/7151467.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne