Forcat turke të sigurisë arrestojnë mbesën e Fetullah Gülenit, kreut të organizatës terroriste FETO

Forcat turke të sigurisë arrestuan sot në Istanbul mbesën e Fetullah Gülenit, kreut të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu.

Ekipet e inteligjencës pranë Policisë së Istanbulit kapën Asiye Gülenin dhe bashkëshortin e saj Mustafa Çamyar në lagjen Esenyurt.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dokumente organizative si dhe kartëmonedha të serisë “F” prej 1 dollari, tetë celularë, 12 karta SIM, dy laptopë, një numër të madh flash disqe, DVD dhe hard disqe.

Ky arrestim vjen pas arrestimit të Selahattin Gylenit, një tjetër i afërm i Fethullah Gylenit, në maj 2021. Selahattin e kthyen në Turqi nga Kenia, pavarësisht nga një vendim i gjykatës keniane kundër ekstradimit të tij, duke shënuar një shembull tjetër të përpjekjeve të qeverisë turke për të sjellë individë të lidhur me lëvizjen terroriste Gylen

Sipas një deklarate nga ministri i atëhershëm i Brendshëm Süleyman Soylu më 5 korrik 2022, gjithsej 332,884 njerez ishin arrestuar, ndërsa rreth 101,000 të tjerë ishin burgosur për shkak të lidhjeve të dyshuara me lëvizjen terroriste Gylen që nga grushti i dështuar i shtetit. Ministri tha se kishte 19,252 persona në burgjet e Turqisë në atë kohë, të cilët u burgosën për lidhje të dyshuara me lëvizjen, ndërsa 24,000 të tjerë ishin të lirë.

FETO orkestroi tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Türkiye, në të cilën u vranë 251 persona dhe u plagosën 2.734/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne