“Udhëtarët duhet të deklarojnë shumat mbi 10 mijë euro, ndryshe bllokohen!’, sa para ‘ngecën’ në pikat kufitare të Shqipërisë?

Afrimi i sezonit turistik shoqërohet me një shtim të vizitave nga emigrantët, çka nënkupton edhe me rritjen e dozës së remitancave. Por paralelisht, kjo sjell edhe shumë raste ku ka tentativa për të mos respektuar detyrimin e deklarimit të parave që disponohen në momentin e udhëtimit. Ndaj, edhe janë të shtuara njoftimet e policisë kufitare për bllokime sasish të ndryshme parash për qytetarë që po vijnë në Shqipëri. Referuar ligjit, çdo sasi mbi 10 mijë euro duhet deklaruar në pikën kufitare.

Të shumta janë rastet kur qytetarët ndalohen në pika kufitare për mosdeklarim parash të cilët kalojnë limitin e lejuar. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, bëhet e ditur se përgjatë vitit 2022 gjithsej paratë të cilat janë sekuestruar më shumë i përkasin valutës europiane, më pas asaj britanike dhe shqiptare. Ndërkaq sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, janë sekuestruar përkatësisht rreth 1.3 milionë euro, 165 mijë paund britanik, dhe vetëm 850.600 lekë. Por vlerat tregojnë diferencë me tendencë në rritje përsa i përket sekuestrimit të parave të padeklaruara, në thuajse gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me gjithë 2022, raporton scan.

Të dhënat e Drejtorisë së Doganave, nga janari e deri në 20 ditët e para të qershorit, evidentohet se janë sekuestruar rreth 910 mijë euro, 316 mijë paund britanik, 140 mijë dollarë, 22.500 franga zvicerane si dhe 41 mijë lekë. Referuar ligjit të vitit 2008, të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Deklarimi duhet të kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje.   Deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, shoqërohet me vendosje gjobe dhe kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne