nga Gazeta Impakt
Te enjten ne 22 qershor ne Paris, France, Maryam Rajavi dhe mergata e qyqeve muxhahedine, e cila u ndalua qe te protestoje ne Paris kunder Iranit dhe u godit nga SPAK-u n e Manze u mblodh ne nje hotel te Parisit ku Merjeme Raxhavia me rreth 50 te arratisur iraniane dhe ne prezence te mercenarit Struan Stevenson sulmuan qeverine e Tiranes dhe Teheranit per aksionet e tyre antiterroriste kunder organizates MEK.

Nga te ftuarit e paguar te Merjeme Raxhavit ne kete tubim ishte:
1.Ish-kryeministri i Belgjikes, Guy Verhofstadt;
2.Ish-kryeministri i Italise, Matteo Renzi;
3.Ish-kryeministrja e Ukraines, hajdutja e tmerrshme Julia Timoshenko;
4.Ish-presidenti i Sllovakise, Andrej Kiska;
5.Ish-presidenti i Bolivise, Jorge Fernando Quiroga Ramírez
6.Ish-kryeministri i Andores, Jaume Bartumeu Cassany
7.Mercenari spanjoll Alejo Vidal Quadras

Tubimi i ish-ave dhe pensionisteve qe MEK-u kishte arritur te mblidhte ne konferencen e saj me 50 pjesemarres ishte nje tubim funeber. Ne fytyren e plakes Marjam Raxhavi dhe xhihadisteve pleq sikur Mohammad Mohaddessin dukej deshperimi qe kishte pllakosur komanden muxhahedine.
E censuruar nga Parisi dhe Tirana, dhe e shenjestruar nga Teherani dhe Uashingtoni, Merjeme Raxhavi kishte mbledhur nje stan me pleq me te cilet mundohej te tregonte se “revolucioni vazhdon”. Takimi i Parisit nisi me nje fjalim te deshperuar nga plaka Raxhavi e cila pasi falenderoi pleqte e dale ne pension qe nga Timoshenko, Kiska, Quiroga, Verhofstadt, Renzi, Bartumeu, Alejo Vidal-Quadras dhe Stevensoni, ju uroi mireseardhjen pleqve evropian ne Keshillin e Rezistences Muxhahedine.
Plaka Merjeme foli per qelizat e rezistences qe ajo drejton ne Iran ndersa sulmoi qeverine e Teheranit dhe grupin e pahlavisteve, te cilet ashtu sikur edhe Merjemeja shpresojne qe imperialistet perendimore do i sjellin ne pushtet ne Iran. Merjemeja permendi 10 pikat e saja, te cilat synojne te shkaterrojne Iranin, Islamin dhe kthejne Iranin ne koloni te Perendimit.

Fjalimi i Merjemese u ndoq nga fjalimi i mercenari skocez, Struan Stevenson mbajti.

Plaku Struan sulmoi ne fjalimin e tij qeverine amerikane, sekretarin e shtetit Antoni Blinken dhe administraten Biden, te cilen e akuzoi se po kenaq mullahet. Stevensoni deklaroi qe qeveria shqiptare eshte vene nen presion nga amerikanet per sulmin policor ne kampin Ashraf 3. Skocezi plak perseriti perrallat e muxhahedineve per te vrare dhe te plagosur. Ai sulmoi Gjykaten Speciale kunder Korrupsionit (SPAK) te cilen e quajti nje kukull te amerikaneve dhe deklaroi qe gjurmet e amerikaneve ne sulmin kunder kampit muxhahedin ne Tirane te cojne ne Teheran.
Duke sfiduar qeverine amerikane, Struansoni iu hakerrua amerikaneve duke u thene qe:
”Ne kemi shumicën në Kongresin Amerikan, në Itali dhe Holandë dhe Islandë e Norvegji, e shumë vende të tjera, dhe 117 ish-liderë botërorë nënshkruan letrën që iu referova në fillim të këtij sesioni. Dhe kjo përfshinte 52 ish-presidentë, 54 ish-kryeministra, një ish-kancelar, dy ish-presidentë të Komisionit Evropian dhe tre laureatë Nobel. Madje edhe Mike Pence shtoi nënshkrimin e tij në fund të javës së kaluar. Pra, mbështetja ka qenë madhështore dhe ju falënderojmë të gjithëve, veçanërisht juve që keni ardhur këtu sot.”
Sulmi i Struansonit kunder Tiranes, Teheranit dhe Uashingtonit u ndoq nga fjalimet qe MEK-u kishte shkruar per ish-et evropiane, te cilet perseriten si papagalle mitin qe Merjeme Raxhavi ka qejf ti qepi vetes dhe xhahileve te saj, qe ajo eshte udheheqesja e rebelimit anti-qeveritar ne Iran dhe se i gjithe Perendimi qendron pas Merjemes dhe lunatikeve te saj.
Mercenari Alejo Vidal qe mbylli ciklin e fjalimeve pershendetese per sponsoren e tyre – Merjemene – e mbylli fjalimin e tij me deklaraten e non-grates Sali Berisha, i cili ka denoncuar nderhyrjen e policise ne kampin Ashraf 3, dhe ka deklaruar se ndjehet muxhahedin.
Eventi i deshperuar i MEK-ut ne Paris u mbyll me homazhe qe plaka Raxhavi dhe pleqte e tjere te ftuar bene para fotografise se terroristit te vdekur ne kampin e Manzes ‘Ali Mostashari’, emri i vertete i te cilit ka qene Abdulwahab Faraji-Nejad dhe qe ka sherbyer si komandant muxhahedin gjate sulmit qe MEK-u dhe Sadam Huseini ben kunder Iranit ne Operacionin Forough Xhavidan (i njohur si Mersad ne Iran).
Merjeme Raxhavi e cila urdheroi muxhahedinet e saj qe kufomen e Ali Mostasharit ta paradoje si viktime te policise shqiptare ne date 20 qershor 2023, dje ne date 22 qershor, Merjemeja kete kufome e perdori edhe ne Paris per te krijuar nje hero te ri te rreme ne luften e saj donkishoteske. Terroristi Ali Mostashari i cili vdiq natyralisht apo u vra nga vete muxhahedinet, tani po kthehet ne “martirin” me te fundem muxhahedin. Ky terrorist plak, tani po i faturohet Shqiperise dhe qeverise se Edi Rames, e cila i strehoi dhe ruajti keta terroriste qe nga viti 2016 e deri me sot.

Kjo eshte menyra sesi Merjeme Raxhavi i shperblen protektoret e saj.


















