Moska akuzon shefin e Wagner se ka nxitur rebelim të armatosur

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.

Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua se “do të marshojë për drejtësi”.Autoritetet e mohuan sulmin dhe kërkuan nga Prigozhini që t’i ndalojë “veprimet e paligjshme”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov.

Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, tha se siguria në ndërtesat qeveritare, objektet e transportit dhe lokacionet e tjera të rëndësishme në Moskë, është rritur./EuronewsAlbania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne