Avionët luftarakë të NATO-s fluturojnë mbi bazën e Kuçovës

Pas ceremonisë së hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë ka nisur edhe spektakli me avionët mbi bazë. Mësohet se aktualisht mbi qiellin shqiptar janë duke fluturuar dy avionë të topit “Typhoon Eurofighter”. Ky tip avionësh shumërolësh është prodhim i disa shteteve të fuqishme të Bashkimit Europian, siç janë Italia, Gjermania dhe Spanja, etj.

Eurofighter “Typhoon” u futën në përdorim në vitin 2003 dhe krahas shteteve që zhvilluan projektin po përdoren tani edhe nga Austria, Arabia Saudite, Kuvajti, Omani. Deri më tani janë prodhuar gjithsej 592 avionë të këtij tipi dhe synohet që të eksportohen edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian edhe më gjerë.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne