DACIBAO E FALSIFIKATORËVE TË HISTORISË

Nga Xhafer Sadiku
Peticioni i intelektualëve të regjimit kundër atyre që ata i quanin “sharlatanë” është i ngjashëm me dacibaot (fletë-rrufetë) e vitit 1967. Mirëpo problemi është më i thellë, produkt I te cilit eshte renditja e nivelit arsimor në vendet e fundit në botë. Kjo renditje u nxjerr bojën sidomos firmëtarëve me titullin Prof. Dr. Problemi qëndron tek ata e tek instituti i historise, si dhe akademia gë kanë falsifikuar historinë e tani shpenzohen përsëri shuma të mëdha për ta rishkruajtur përsëri. E në fund, nuk ua lexojnë as nxënësit e shkollës së mesme dhe as studentët e tyre.
Ata që vetquhen historianë janë diplomuar mësues historie pasi, deri vonë, nuk ka pasur fakultet që të diplomojë historianë, ashtu siç nuk ka fakultet që të diplomojë shkrimtarë apo poetë, por mësues letërsie. Ndryshimi midis atyre që shkruajnë për historinë qëndron në faktin se: ata që punojnë në institucione si Instituti i historisë apo akademi quhen historianë dhe paguhen nga fondet publike, edhe kur nuk kanë vepra. Të tjerët, që nuk janë diplomuar për mësues historie, por merren me studime nëpër arkiva për historine, janë realisht studiues të historisë.
Ata që punojnë në institucione “shkencore” nuk kanë lirinë akademike edhe kur do të donin ta kishin, e kjo rrethanë i detyron ta shkruajnë historinë sipas interesit të regjimit dhe udhezimeve te drejtuesve te institucioneve.
Ndryshe ndodh me studiuesit e historise. Janë ata që i publikojnë faktet historike që fshehin historianët e institucioneve. Shkurt, të parët punojnë për regjimin se ai i paguan, të dytët për lexuesin. Ata që quhen historianë flasin nga katedrat dhe studiot televizive, pa oponencë, ndërsa studiuesit janë formuar në arkiva dhe flasin mbi faktet dhe dokumentat. Është diferencë e madhe që shërbëtorët e regjimit nuk e kuptojnë dot./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne