Avokatja izraelite shkakton kritika të shumta pasi shprehet se “nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”

Avokatja franko-izraelite, Nili Kupfer-Naouri, ka shkaktuar kritika të shumta pasi pretendoi se “nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”. “Kërkoj falje, por nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”, tha Kupfer-Naouri në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin francez. Prezantuesja e programit televiziv e ndërpreu avokaten franko-izraelite, duke theksuar se fjalët e saj janë “të papranueshme” pasi në mesin e të vrarëve në Rripin e Gazës së rrethuar ka fëmijë dhe gra.

Pretendimi i avokates Kupfer-Naouri mori edhe kritika nga shumë përdorues të mediave sociale. Këtë javë, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor.

Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, është rritur në të paktën 8.796, përfshirë 3.648 fëmijë dhe 2.290 gra. Po ashtu të paktën 1.538 izraelitë janë vrarë në konfliktin aktual./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne