Gjatë operacionit anti-terrorist në Karabak humbën jetën 192 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Azerbajxhanit.
Në deklaratën nga Ministria e Shëndetësisë së Azerbajxhanit thuhet se 180 pjesëtarë të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe 12 pjesëtarë të personelit të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë rënë dëshmorë në operacion.
Identiteti i 11 ushtarëve dëshmorë do të përcaktohen pas ekzaminimit gjenetik nga ekspertët e mjekësisë ligjore dhe se në operacion janë plagosur 511 ushtarë.
Më tej thuhet se si pasojë e zjarrit të ushtrisë armene gjatë operacionit një civil ka humbur jetë dhe një tjetër është plagosur.
Ushtria e Azerbajxhanit nisi operacion anti-terrorist në Karabak më 19 shtator për të vendosur rendin kushtetues.
Forcat e armatosura të paligjshme armene në Karabak dorëzuan armët e tyre pas një operacioni që zgjati afërsisht 24 orë./AA