Balla pret delegacionin e nivelit të lartë nga Arabia Saudite, në fokus, zhvillimi i kapaciteteve të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim, një delegacion të nivelit të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, me të cilin u biseduan çështje të bashkëpunimit në fusha që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmin e dhunshëm, përfshirë krimet kibernetike.

Ministri Balla trajtoi edhe çështje të bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve si dhe për mundësitë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve tona të Policisë së Shtetit.

Pas takimit të zhvilluar, ministri shkruan në rrjetet sociale ku thekson se intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve tona ka sjellë një bashkëpunim më të ngushtë midis agjencive tona ligjzbatuese, e dëshmuar edhe me vizitën e delegacionit të sigurisë nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Ministri Balla trajtoi edhe çështje të bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve si dhe për mundësitë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve tona të Policisë së Shtetit.

Pas takimit të zhvilluar, ministri shkruan në rrjetet sociale ku thekson se intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve tona ka sjellë një bashkëpunim më të ngushtë midis agjencive tona ligjzbatuese, e dëshmuar edhe me vizitën e delegacionit të sigurisë nga Mbretëria e Arabisë Saudite./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne