Raportime tronditëse nga mjekët e Gazës për gjendjen e të plagosurve/Pushtuesit sionist përdorin kimikate speciale amerikane

Kushtet e çuditshme dhe të paprecedentë të të vrarëve dhe të të plagosur në Rripin e Gazës tregojnë se regjimi sionist ka përdorur për herë të parë kimikate speciale amerikane gjatë këtyre sulmeve.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Iljas Abu Shamala ishte një fëmijë palestinez i cili më 12 tetor u transferua në spitalin e qytetit Khan Junis që ndodhet në jug të Rripit të Gazës si pasojë e djegieve të shkallës së katërt në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo djegie mbi trupin e tij ka ndodhur si pasojë e sulmit me raketa të regjimit sionist ndaj shtëpisë së tij me fosfor të bardhë kimik, sulm ky që shkaktoi vrasjen e nënës dhe tre vëllezërve të tij. 8-vjeçari Abu Shamale u nxor i gjallë nga nën rrënojat dhe u dërgua në spital me djegie të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët u përpoqën ta trajtonin atë për dy javë, por mungesa e ilaçeve dhe karburantit nuk i lejoi ata që t’i shpëtonin jetën atij dhe ai pas shumë dhimbjeve dhe vuajtjeve iu bashkua familjes së tij të vrarë.

Faqja informative e kanalit televiziv Al Jazeera ka shqyrtuar dhe analizuar plagët dhe djegiet e shkaktuara nga përdorimi i fosforit të bardhë nga regjimi sionist dhe ka publikuar një raport mbi këtë temë, të cilin mund ta lexoni në vijim:

Abu Shamale është një nga mijëra civilët e plagosur dhe vrarë në Rripin e Gazës, të cilët janë vrarë si pasojë e djegieve shumë të rënda si asnjëherë më parë. Ashpërsia e djegieve është e tillë që disa personave të vrarë i janë shkrirë edhe kockat e trupit të tyre. Kjo çështje theksohet nga raportet e ekzaminimeve mjekësore.

Vrasja masive e 400 palestinezëve me bomba kimike

Lidhur me këtë, zëvendësministri i Shëndetësisë në Rripin së Palestinës në Gaza, Jusef Abu Al-Rish, më 24 tetor në një prononcim për media, deklaroi: “Kemi të plagosur me djegie mbi 80%, gjë që tregon se armiku po përdor armë të reja”.

Dr. Atif Al-Khalot, drejtor i spitalit indonezian, gjithashtu theksoi këtë çështje pas vrasjes dhe plagosjes së 400 civilëve palestinezë në kampin Xhabaria dhe tha se shumica e trupave të civilëve të vrarë dhe të plagosur pësuan djegie shumë të rënda, gjë që tregon përdorimin e armëve të reja.

Adem Rizk Al Nahal është një tjetër fëmijë palestinez i cili ishte vetëm 5 vjeç dhe u dërgua në spital si pasojë e djegieve të rënda në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit, por edhe ai vdiq 7 ditë më vonë.

Plagët e thjeshta që intensifikohen dy ditë më vonë

Sara Al-Agha është një tjetër palestineze e plagosur, e cila gjithashtu u transferua në departamentin e djegieve të spitalit Nasser. Djegia e saj u diagnostikua si djegie e shkallës së tretë, por trajtimi i saj ishte i padobishëm dhe më në fund humbi jetën edhe ky engjëll palestinez.

Kërkimet mjekësore treguan se ajo, ashtu si qindra palestinezë të tjerë, mbërriti në spital në një gjendje jo aq të vështirë, por në ditën e dytë dhe të tretë, plagët e trupit të saj u bënë më të rënda dhe shkaktuan një rritje të lëndimeve.

Këto efekte të plagëve u vunë re me një intensifikim shumë më të madh në kampin bregdetar të Rripit të Gazës, që ndodhet në veri të këtij rajoni, pas sulmit me raketa të regjimit pushtues sionist më 23 tetor. Në këtë sulm me raketa u shkatërrua një shtëpi trekatëshe dhe u vranë të gjithë anëtarët e një familjeje prej 26 personash dhe gjendja e trupave të këtyre civilëve të vrarë ishte shumë e tmerrshme.

Shkrirja e kockave të viktimave

Dr. Ahmad al-Makhlalati, kreu i departamentit të traumës në spitalin al-Shifa në Gaza, thotë se në mesin e disa prej të plagosurve dhe civilëve të vrarë, djegiet e trupit arritën në kockat dhe shkaktuan shkrirjen e kockave të tyre, gjë që nuk është parë kurrë në Rripin e Gazës. Ai shton se djegiet e disa të plagosurve janë më shumë se 70%, dhe shumë prej këtyre personave të plagosur vdesin si pasojë e mungesës së barnave dhe aftësisë së mjekëve për t’i trajtuar plagët e tyre. Trupat e civilëve të vrarë, të cilët janë transferuar në këtë spital, janë shpërbërë rëndë si pasojë e djegieve të shumta.

Ai shton se për shkak të mungesës së kushteve, nuk ka objekte mjekësore për marrjen e mostrave të këtyre djegieve për të përcaktuar llojin e armëve të përdorura në sulmet raketore të regjimit sionist, por personeli mjekësor i Rripit të Gazës nuk ishte përballur me kushte të ngjashme më parë dhe kjo tregon se për herë të parë ushtria izraelite përdor raketa të tilla, të cilat me shumë gjasa janë raketa amerikane dhe po u hidhen palestinezëve për testim.

Muhamed Abu Mughasib, zëvendëskoordinator i organizatës Mjekët pa Kufij në Rripin e Gazës, i vlerëson këto djegie si shumë të rralla dhe në të njëjtën kohë numri i tyre është shumë i lartë.

Fosfori i bardhë i bënë të vuaj të plagosurit deri në fund të jetës së tyre

Organizata Human Rights Watch ndërsa dënon ashpër përdorimin nga regjimi sionist të lëndës djegëse fosfori i bardhë në operacionet raketore kundër zonave të banuara me civilë në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës, duke cituar fjalët e Lami Faqih, drejtori i departamentit për Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore në këtë organizatë, theksoi se sa herë që përdoret fosfori i bardhë në zona të populluara me njerëz në masë të madhe, ai bëhet rrezik i madh sepse mund të shkaktojë djegie të dhimbshme dhe të prekë njeriun deri në fund të jetës. Kjo organizatë thekson se pamjet e publikuara nga Rripi i Gazës dëshmojnë se regjimi sionist përdor këto armë kimike jokonvencionale në sulmet e tij.

Trupi i civilëve të vrarë është shpërbërë

Salama Ma’rouf Dhahab, kreu i zyrës për informim të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës, duke theksuar se regjimi sionist po përdor armë kimike në sulmet e tij, theksoi: “Trupat e shumë civilëve të vrarë u copëtuan dhe në disa raste pjesa e sipërme apo pjesët e poshtme të trupave të civilëve të vrarë u shkatërruan plotësisht dhe kjo çështje ka bërë që mjekët të jenë në mëdyshje në identifikimin e llojit të substancave që shtohen në armë dhe lëndë plasëse”.

Ai shtoi se shumica e civilëve të plagosur që dërgohen në spitale si pasojë e djegieve vdesin për shkak të llojit të djegieve dhe pamundësisë së personelit mjekësor për t’i trajtuar ata, çka tregon se pushtuesit sionistë përdorin armë jo konvencionale./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne