Bota Opinion

Ballkanizimi i Sirisë dhe i Irakut: Harta e rrugës drejt hegjemonisë SHBA-Izrael në Lindjen e Mesme (2)

Bas Spliet

Pjesa e Dytë: “Përça dhe Sundo”: Mendësia e SHBA-së dhe Izraelit për një rend të re rajonal

“Situata e Irakut nuk mund të vëzhgohet e veçuarë nga çështja palestineze. Dështimi ynë në përballimin e situatës në Irak nënkupton edhe dështimin tonë në trajtimin e çështjes palestineze. [Kjo luftë] do t’u japë atyre [izraelitëve] aftësinë për të rrethuar tërësisht rezistencën [arabe] dhe do të çojë në një zgjidhje përfundimtare; e cila në fakt është, një paqe e imponuar nga izraelitët, e cila është diçka që të gjithë ne i kemi dalë kundër deri më tani. Dhe kjo mund të çojë në shpërbërjen e Irakut në mënyrë që Izraeli të fitojë legjitimitetin e tij në rajon. Në momentin që Izraeli do të rrethohet nga vende të vogla dhe të coptuara, Izraeli do të arrijë të fitojë më pas politikisht dhe shoqërisht legjitimitetin e tij. Pra, kur flasim për situatën e Irakut, le të mos i harrojmë edhe vëllezërit tanë në Palestinë dhe mos t’i harrojmë të drejtat legjitime të popujve në Siri dhe Liban.” [31] – Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad në mbledhjen e Lidhjes Arabe dy javë para fillimit të luftës në Irak të vitit 2003.

Qëllimi izraelito-amerikan është “hartimi i një harte të re në këtë rajon. [Shpërbërja e Libanit, Sirisë dhe Irakut do ta linte Izraelin të rrethuar nga] shtete të vogla dhe për pasojë të qeta. Unë mund t’ju siguroj se mbretëria saudite do të ndahet, dhe çështja do të arrijë në shtetet e Afrikës së Veriut. Do të ndërtohen shtete të vogla etnike dhe me përkatësi të ndryshme sektare. Me fjalë të tjera, Izraeli do të jetë shteti më i rëndësishëm dhe më i fortë në një rajon shtetet e të cilit janë shpërbërë në shtete etnike dhe sektare të cilat janë në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Ky është Lindja e Mesme e Re.” [32]

Në vitin 2007, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hasan Nasrallah në një intervistë me Seymour Hersh është shprehur kështu:

Prespektiva e mendësisë së ballkanizimit të Lindjes së Mesme i ka rrënjët më të thella sesa vetë epoka aktuale e imperializmit nën maskën mashtruese të “luftës kundër terrorizmit”. Shpërbërja në pjesë më të vogla e botës arabe u ngrit për herë të parë në qarqet strategjike të NATO-s nga historiani britaniko-amerikan, Bernard Lewis. Lewis – një agjend i shërbimeve të inteligjencës ushtarake britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbështetës i teorisë së përplasjes së teorive të qytetërimeve, mbështetës i vjetër i së drejtës izraelite dhe, siç mund të jetë edhe e vetëkuptueshme, anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) – shkroi një artikull në vitin 1992 nën titullin “Rimendimi i Lindjes së Mesme”, botuar në revistën Foreign Affairs të CFR-së. Në këtë artikull, ai parashikonte “libanizimin” e Lindjes së Mesme:

“Shumica e shteteve të Lindjes së Mesme – sigurisht, Egjipti është një përjashtim i dukshëm – janë thjesht ndërtime të fundit dhe artificiale [33] dhe për këtë arsye janë edhe vunerable kundrejt [“libanizimit”]. Nëse fuqia qendrore dobësohet mjaftueshëm nuk do të ketë më një shoqëri të vërtetë civile për ta mbajtur së bashku politikën, duke mos u frymëzuarë nga asnjë ndjenjë e vërtetë e një identiteti të përbashkët kombëtar ose prej ndjesisë së besnikëri ndaj kombit. Në një situatë të këtillë shteti do të shpërbëhet – siç ndodhi në Liban – një kaos konfliktesh, duke luftuar mes grupeve të ndryshme, fiseve, rajoneve dhe partive.” [34]

Sipas Lewis, politika amerikane ka për qëllim kryesisht parandalimin e hegjemonisë rajonale kundërshtare (qoftë kjo hegjemoni në formën e pan-arabizmit multilateral apo edhe në formën e një fuqie të fortë rajonale) që do të krijonte kontroll monopol mbi rezervat e naftës në Lindjen e Mesme. SHBA nuk e ndjek këtë politikë të “libanizimit” në një mënyrë klasike perandorake, pohon Lewis, por në vend të kësaj mënyre, ajo mbështete në metodën e përforëcimit të fundamentalizmin islamik, pasi grupet e opozitës fetare janë të vetmit që kanë në dispozicion një rrjet të ndërlidhur jashtë kontrollit të shtetit. [35] Pikërisht për këtë arsye, ashtu si edhe Zbigniew Brzezinski, do të mbështeste pesë vite më vonë idenë për të përdorur shtetet e dobëta të krijuara rishtazi në Azinë Qendrore dhe rajonin e Kaukazit dhe pakicat etnike që banonin në ato, duke i vënë kundër njëri-tjetrit për të ruajtur hegjemoninë amerikane mbi Eurazinë, [36] edhe Lewis paraqiti një model të tij të dominimit amerikan me idelogjinë e vjetër duke përçarë dhe sunduar botën arabe.

Megjithatë, ekziston edhe një lojtar tjetër që do të përfitonte shumë më shumë nga shpërbërja e Sirisë dhe Irakut, të cilët përbëjnë dy nga kundërshtarët kryesorë të kësaj pale. Taktika e copëtimit të shteteve arabe ekzistuese në shtete më të vogla dhe të dobëta si dhe në konflikt me njëri-tjetrin është përshkruar në detaje për herë të parë jo nga një strateg amerikan apo ndonjë strateg europian, por nga një izraelit. Oded Yinon, një gazetar që në të kaluarën në ka punuar në Ministrinë e Jashtme të vendit shkroi një artikull nën titullin “Një strategji për Izraelin në vitet tetëdhjetë” të botuarë në revistën e Organizatës Botërore të Sionistëve në vitin 1982, në këtë artikull ai argumenton se, në mënyrë që vendi i tij të shndërrohet në një fuqi rajonale imperialiste, ai duhet të tregojë ndikueshmërinë e tij në shpërbërjen e të gjitha kombeve ekzistuese arabe në shtete më të vogla të bazuara në përkatësitë e tyre të ndryshme etnike ose fetare. Sipas Yinon:

“Shpërbërja e plotë e shtetit të Libanit në pesë provinca shërben si një precedent për të gjithë botën arabe, duke përfshirë këtu shtetet si Egjiptin, Sirinë, Irakun dhe Gadishullin Arabik dhe që tani kanë filluar ta ndjekin këtë rrugë. Më vonë, edhe shpërbërja e Sirisë dhe Irakut në nënshtete të unifikuara nga përkatësia etnike apo fetare si në Liban është objektivi kryesor e parë në një këndvështrim të një afati të gjatë të Izraelit në frontin lindor, ndërkohë që shpërbërja e fuqisë ushtarake të këtyre shteteve shërben vetëm si një objektiv kryesor afatshkurtër. Siria do të ndahet në disa pjesë në përputhje me strukturën e saj etnike dhe fetare, duke krijuar disa shtete të ndryshme siç ndodh në Libanin e sotëm, kështu që do të krijohet një shtet shiit Alevi përgjatë bregdetit të saj, një shtet sunnit në zonën e Aleppos dhe një shtet tjetër sunni në Damask, e cila do të vazhdoj të jetë në konflikt me fqinjin e tij verior, ndërsa dhe druzët do të kenë mundësinë të krijojnë një shtet, ndoshta edhe në rajonin e Kodrave të Golanit. […] Ishte mëse e sigurtë se Iraku, nga njëra anë i pasur me naftë dhe nga ana tjetër i përçarë nga brenda, do të bëhej një kandidat i pashmangshëm për objektivat e Izraelit. Shpërbërja e këtij shteti është edhe më i rëndësishëm për ne sesa shpërbërja e Sirisë. Iraku është më i fortë se Siria. Parë në këndvështrimin afatshkurtër, fuqia irakiane është ajo e cila përbën kërcënimin më të madh për Izraelin. […]

Çdo lloj konfrontimi dhe konflikti mes vendeve arabe do të na ndihmojë në një periudhë afatshkurtër dhe do të na shkurtojë rrugën për të arritur qëllimin më të rëndësishëm për ta shpërbërë Irakun në shtete më të vogla siç po ndodh në Siri dhe në Liban. Në Irak, është e mundur të bëhet një ndarja në krahina të ndryshme duke marrë parasysh përkatësitë e ndryshme etnike apo fetare siç ishin realizuar në Siri gjatë periudhës osmane. Nnë këtë mënyrë, do të ekzistojnë tre (ose më shumë) shtete rreth tre qyteteve kryesore: Basra, Bagdadi dhe Mosuli dhe zonat shiite në jug do të kufizohen nga veriu me sunnitë dhe kurdët. Është e mundur që konflikti aktual Iran-Irakian [pra ai i viteve 1980-1988] do ta thellojë edhe më shumë këtë polarizim.” [37] (pjerrëzimet janë shtuar nga autori i artikullit)

Në mënyrë ironike, sipas Yinon, “kjo situatë do të jetë një garanci për paqen dhe sigurinë në rajon për një afat të gjatë”. [38] megjithatë në të vërtetë ajo që ai do të thotë është se dobësimi i shteteve arabë si dhe një gjendje lufte e përhershme në mesin e tyre do të sjellin “paqe dhe siguri” vetëm për Izraelin dhe jo për gjithë rajonin. Është tepër interesant fakti se disa analistë kanë vënë në dukje se rajonet që Yinon ka propozuar të jenë pjesë e ballkanizimit janë përafërsisht të njëjtat zona që do të përfshinte “Izraelin e Madh”, i cili, sipas Theodor Herzl, shtrihet gjithandej nga brigjet e Egjiptit [domethënë që nga lumi Nil] deri në Eufrat.” [39] dhe është e vërtetë se, ashtu si referencat biblike shpeshherë përdoren për të legjitimuar kolonizimin e shtetit të Palestinës, mitologjia sioniste mundet një ditë të forcojë pretendimet perandorake të Izraelit edhe mbi botën arabe. Kjo nuk do të thotë se Izraeli kërkon të aneksojë pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, megjithatë më shumë sesa kjo, Izraeli dëshiron të krijojë një rend të ri rajonal në të cilin shteti sionist do të mund të ushtrojë kontrollin e tij mbi një botë të ndryshme arabe të përçarë në mënyrë etnike dhe fetare.

Noam Chomsky e ka emëruar këtë strategji si “otomanizimi” i Lindjes së Mesme; Që do të rikthimi i rajonit në gjendjen e tij të mëparshme, që ka ekzistuar para mbërritjes së kolonialistëve evropianë, me ndryshimin e vetëm që do të ishte Izraeli ai që do të zëvendësonte rolin e Perandorisë Osmane si fuqia dominuese që ushtronte hegjemoninë e saj. Për më tepër, Chomsky vuri në dukje faktin se përpjekja e Izraelit për të arritur një dominim imperialist në stilin osman në botën arabe është mbështetur si një strategji nga figura të ndryshme të rrymës kryesore të Izraelit, si Daniel Elazar, president i Institutit të Jerusalemit për Studime Federale si dhe Yoram Peri, ish këshilltar i Kryeministri Yitzhak Rabin dhe ish përfaqësuesi evropian i Partisë Laburiste. Elazar ka argumentuar se komunitetet etno-fetare, jo shtete, janë forma natyrale e organizimit në Lindjen e Mesme dhe e sugjeroi këtë gjë si një alternativë për zgjidhjen e situatës së tanishme si një sistem i popujve osmanë, i cili ishte një sistem në të cilin secili grup etno-fetar kishte administrimin e tyre të pavarur të brendshëm, por gjithhnjë nën sundimin osman; Ndërsa Peri kishte nxjerrë në pah faktin se ishte duke u zhvilluar një “revolucion i vërtetë”, në të cilin politika e jashtme izraelite po zëvendësonte gradualisht bashkëjetesën duke preferuar hegjemoninë, pasi vendi po bëhej gjithnjë e më i angazhuar për të arritur destabilizimin e rajonit. Në vend që të kërkonte njohje me status quon, Peri përkrahu strategjinë që Izraeli duhet të përdorte dominancën ushtarake për të zgjeruar kufijtë e saj si dhe për të krijuar një “realitet të ri”, një “rend të ri”. [40]

Pas publikimit të planit të Yinon është bërë mëse e kuptueshme tashmë se shumica e konflikteve të mëdha në Lindjen e Mesme kanë shërbyer për të vënë në jetë këtë agjendë. Në periudhën afatshkurtër, para 11 shtatorit, kryengritja e Vëllazërisë Myslimane, të mbështeturë nga SHBA-ja në Hama të Sirisë, [41] lufta mes Iranit dhe Irakut [42] si dhe Lufta e Parë e Gjirit [43] të gjitha këto ngjarje e dobësuan qeverisjen qendrore të Ba’athit ose të paktën çuan në zemërimin ndaj dhe izolimin nga komuniteti ndërkombëtar ndërsa parë në një këndvështrim në një afat më të gjatë, ndërhyrja dhe pushtimi anglo-amerikan i Irakut pas 11 shtatorit dhe luftës së deleguarë të programuar nga NATO-Vendet e Gjirit dheTurqi në Siri përforcuan pakicat e përmendura nga Yinon dhe përfundimisht sollën në tyrezë altenativën e shpërbërjes në rajon.

Pavarësisht faktin se, në një këndvështrim të gjërë tashmë në lidhje me pushtimin e vitit 2003 të Irakut besohet se e gjithë kjo luftë ishte e gjitha për naftën, presioni Izraelit luajti një rol jo mjaftueshëm të pranuarë por që në fakt ka qënë thelbësor. Në artikullin e tyre të detajuarë që mban titullin “Lobi i Izraelit dhe politika e jashtme e SHBA-së”, profesorët e shquar amerikanë John Maersheimer dhe Stephen Walt kanë treguar se fokusi qendror i politikës së jashtme amerikane nuk qëndron tek interesat e saj vetjake, por tek marrëdhëniet e këtij shteti me Izraelin. Ndërsa janë duke përshkruar kulmin e pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2006, Maersheimer dhe Walt paraqitën një numër provash sipas të cilave vërtetohej se presioni i Izraelit pas sulmeve të 11 shtatorit ishte absolutisht vendimtar që dha shtyrjen përfundimtare drejt vendimit të Washingtonit për të pushtuar Irakun. [44] Për më tepër, gazetari britaniko-izraelit, Jonathan Cook e ka konfirmuar këtë tezë në librin e tij iluminuesë të botuarë në vitin 2008, nën titullin Israel and the clash of civilisations: Iraq, Iran and the plan to remake the Middle East – “Izraeli dhe përplasja e civilizimeve: Iraku, Irani dhe plani për të rishikuarë Lindjen e Mesme.”

Ndërkohë që SHBA-ja pushtoi Irakun, Cook argumentonte se me anë të ktëtij eprimi të ndërmarrë SHBA-ja hoqi dorë nga politika e saj tradicionale e shpërblimit dhe ndëshkimit të fortë të diktatorëve të atyre vendeve dhe në vend të saj vendosi të ndiqte rrugën e përmbysjes së regjimit dhe pushtimit të drejtpërdrejtë. Ky ndryshim i politikave, i cili parashikonte edhe ndarjen sektare të këtyre shteteve u kundërshtua nga industria e naftës si dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së, megjithatë, pasi të dyja këto palë preferonin taktikat e vjetra që përfshinin zëvendësimin e Sadam Huseinit me një tjetër diktator të zgjedhur nga SHBA-ja. Cook përfundon duke u shprehur se nuk kanë qënë gjigandët e naftës, por ka lobi i Izraelit që kishte arritur t’i bindte neoconët se kjo politikë e re e ndërhyrjes dhe pushtimit do të ishte e dobishme jo vetëm për Izraelin, por edhe për vetë interesat amerikane. [45]

Një muaj para pushtimit të Irakut, zyrtarë të lartë izraelitë kishin arritur të parashikonin një efekt domino që përfshinte: rënien Saddam Husseinit të Irakut të pas vdekjes së armiqve të tjerë të Izraelit, nga Arafati i PLO-së deri tek Nasrallahu i Hizbollahut, Ajetullahut në Iran, Gaddafit të Libisë si dhe Assadit të Sirisë. [46] Menjëherë pasi SHBA-ja filloi operacionet ushtarake në muajin mars, Uzi Benziman shkroi për gazetën izraelite Ha’aretz se “pas luftës në Irak, Izraeli do të përpiqet të bindë SHBA-në që ta drejtojë luftën e saj ndaj terrorizmit në Iran, Damask si dhe Bejrut.” [47]

Menjëherë pasi në mes të muajit prill, Bagdadi ra, zyrtarët izraelitë, lobi sionist në SHBA si dhe zyrtarë amerikanë pro-izraelitë filluan të ushtrojnë presion mbi veprimet e ndërmarra kundër Sirisë, [48] dhe që nga shpërthimi i luftës në Siri, shumë prej tyre kanë shprehur mbështetjen e tyre të hapur për largimin Assadit nga nga presidenca edhe pse kjo gjë do të kërkonte në fakt përdorimin e metodave të jashtëligjshme. Në dhjetor të vitit 2016, ministri i mbrojtjes nga paria e djathtë e Izraelit, Avigdor Liberman përsëriti edhe njëherë se balkanizimi i Lindjes së Mesme do të ishte një strategji jetike për “interesat kombëtare izraelite”:

“Shumë prej vendeve në Lindjen e Mesme janë krijuar në mënyrë artificiale, si rezultat i Marrëveshjes Sykes-Picot dhe janë të bazuara në konsideratat koloniale, gjatë së cilave nuk u morën parasysh modelet e bashkëjetesës dhe përçarjeve të thella sektare brenda shoqërive përkatëse. Parë në këtë këndvështrim, për të zgjidhur problemet e rajonit, do të duhet të ndryshohen kufijtë, veçanërisht në vende të këtilla si Siria dhe Iraku. Kufijtë duhet të ridrejtohen për të krijuar ndarje mes sunnitëve, shiitëve dhe komuniteteve të tjera për të zvogëluar konfliktet sektare dhe për të mundësuar shfaqjen e shteteve që do të gëzojnë legjitimitetin e brendshëm. Është gabim të mendojmë se këto shtete mund të mbijetojnë në kufijtë e tyre të tanishëm .” [49]

Duke marrë parasysh të gjithë këto zhvillime mund të jetë edhe më e lehtë tashmë të kuptojmë pse Ze’ev Schiff, korrespondenti ushtarak i Haaretrit, është shprehur para shpalljes së luftës së Libanit të vitit 1982, se më e mira që mund të ndodhë për interesat izraelitë në Irak është shpërbërja e këtij vendi në tre shtete më të vogla [50] po kështu edhe gazetari izraelit, Caroline Glick, në vitin 2007, mendonte se Izraeli duhet të bënte një luftë parandaluese kundër Damaskut, si një vazhdim i pushtimit të Irakut nga Washingtoni, në mënyrë që të shkatërronte autoritetin qendror të qeverisë së Sirisë” [51] nga publikimi i mailev të ish sekretares amerikane e Shtetit Hillari Klinton është zbuluar se Izraeli e ka mbështetur një trazirë etnike shkatërruese në Lindjen e Mesme, sepse “rënia e Shtëpisë së Asadit mund të ndizte lehtasi një luftë sektare midis shiitëve dhe sunitëve, duke tërhequr në vetvete edhe Iranin për ta kthyer në një konflikt të mirfilltë fetar, gje e cila sipas pikëpamjeve të komandantëve izraelitë, nuk do të ishte një gjë e keqe për Izraelin dhe aleatët e saj perëndimorë” 52] po së fundmi, pse Efraim Inbar, drejtor i Institutit Izraelit ka shprehur besimin e tij se shkatërrimi i ISIS-it do të ishte një gabim strategjik për vendin e tij, duke thënë se “lejimi i keqdashësve për të vrarë njerëzit gabimtarë tingëllon shumë cinike, por është e dobishme dhe madje morale për ta bërë një gjë të këtillë, duke qënë se në këtë mënyrë i mban të zënë dhe më pak të aftë për të mos dëmtuar pjesën tjetër të familjes.”[53]

Referencat e pjesës së dytë:

[31] “Arab League summit,” C-SPAN, 01.03.2003, http://c-span.org/video/?175319-1/arab-league-summit, gjatë minutave 57:25-59:00.

[32] Seymour Hersh, “The redirection,” New Yorker, 05.03.2007, http://newyorker.com/magazine/2007/03/05/the-redirection. [“Ridrejtimi”; përkthimi në turqisht gjendet në Medya Safak: http://medyasafak.net/haber/552/yeni-yonelim-redirection]

[33] Në kundërshtim me atë që thuhet shpesh, edhe Siria gjithashtu është një përjashtim. Termi sirian daton në kohët romake dhe është përdorur për të përshkruar këtë rajon për mijëra vjet. Nëse Siria nuk është një shtet historik, atëherë nuk ka mundësi të ekzistojë një shtet tjetër historik. Marrëveshja Sykes-Picot ishte me të vërtetë një përpjekje koloniale për të ndarë sferat e ndikimit midis Francës dhe Britanisë, por në qoftë se ndonjë gjë nuk i tërhiqte kufijtë e Sirisë shumë të mëdha, por tepër të vogla, siç i përfshinte Siria historike Libani dhe Iskandaroni gjithashtu. Siç e theksova edhe në pjesën e parë, ndarjet sektare në Irak para pushtimit të vitit 2003 janë në një masë të madhe edhe një profeci vetë-përmbushëse.

[34] Bernard Lewis, “Rethinking the Middle East,” Foreign Affairs 71, Sayı 4 (1992): s. 116-7.

[35] Lewis, “Rethinking the Middle East,” s. 107-16.

[36] Zbigniew Brzezinski, The grand chessboard: American primacy and its geostrategic imperatives (New York: Basic Books, 1997), s. 123-50.

[37] Oded Yinon, “A strategy for Israel in the nineteen eighties,” Kivunim, İngilizceye çeviren: Israel Shahak (Massachusetts: Association of Arab-American University Graduates, 1982), paragraf 26 ve 27.

[38] Yinon, “A strategy for Israel in the nineteen eighties,” paragraf 22.

[39] Theodor Herzl, Complete Diaries of Theodor Herzl, Cilt 2 (New York: Herzl Press, 1960), s. 711.

[40] Noam Chomsky, Fateful triangle: The United States, Israel, and the Palestinians (Londra: Pluto Press, 1999), f. 766-79.

[41] Pas viteve të twra tw sulmeve sektare, Vëllazëria filloi një kryengritje të fundit përfundimtare në Hama gjatë kohës që u publikua plani Yinon, i cili në të njëjtën kohë shënoi mposhtjen e saj si një forcë politike e vërtetë në Siri. Megjithatë, goditja e dhunshme nga ushtria siriane u plotësua nga zemërimi ndërkombëtar. Ashtu si me ngjarjet e Daraas në mars të vitit 2011, që nxitën krizën e tanishme, militantët islamikë u mbështetën nga shtete të huaja dhe pavarësisht nga fakti se kryengritja ishte nisur nga një pritë e Vëllazërisë në të cilën mbetwn tw vrarw 70 ushtarë, ngjarjet kryesisht kujtohen si një masakër e qeverisë:

Bkz. Tim Anderson, The dirty war on Syria: Washington, regime change and resistance (Montréal: Global Research Publishers, 2016), f. 15-6.

[42] Edhe pse SHBA-ja pati ofruar mbështetje logjistike, tw shwrbimeve tw inteligjencws dhe armatimesh për Irakun në luftë, ai publikisht dënoi përdorimin e armëve kimike nga Saddam Hussein (shumë përbërës të të cilave u siguruan nga vetw SHBA-ja) kundër civilëve kurdë dhe Iranit, Lufta e Gjirit Persik, u përdor për të përshkruar karakterin brutal të sundimit të Hysejnit.

[43] Në të vërtetë, Izraeli e shtyu dhe loboi nnë SHBA si nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe të fshehta shumë të vështirë për të nisur një sulm ndaj Sadam Hysejnit. Izraelitët madje e konsideronin reagimin amerikan ndaj pushtimit të Kuvajtit nga Iraku si të moderuar dhe donin një politikë më të ashpër, në atë masë që presidenti izraelit Chaim Herzog rekomandoi që amerikanët të përdorin armë bërthamore. Shih. Harun Yahya, “Plan for Iraq invasion drawn up decades ago,” Rense, 10.07.2004, http://rense.com/general58/decades.htm.

[44] John Maersheimer dhe Stephen Walt, “The Israel lobby and U.S. foreign policy,” Middle East Policy 13, Sayı 3 (2006).

[45] Jonathan Cook, Israel and the clash of civilisations: Iraq, Iran and the plan to remake the Middle East (Londër: Pluto Press, 2008).

[46] Aluf Benn, “Background enthusiastic IDF awaits war in Iraq,” Ha’aretz, 16.02.2003, http://haaretz.com/news/background-enthusiastic-idf-awaits-war-in-iraq-1.18896.

[47] Uzi Benziman, “Who would give the go-ahead?”, Ha’aretz, 22.03.2003; aktaran: Cook, Israel and the clash of civilisations, f. 45.

[48] Maersheimer dhe Walt, “The Israel lobby and U.S. foreign policy,” f. 59-60.

[49] Avigdor Liberman, “Israel’s national security in a turbulent Middle East,” Defense News, 02.12.2016, http://defensenews.com/articles/avigdor-leiberman-israels-national-security-in-a-turbulent-middle-east.

[50] Ze’ev Schiff, “the Israeli interest in the Iraq-Iran war,” Ha’aretz, 02.06.1982; aktaran: Chomsky, Fateful Triangle, f. 769.

[51] Caroline Glick, “Fighting the next war,” Jerusalem Post, 19.04.2007; aktaran: Israel and the clash of civilisations, f. 148.

[52] Wikileaks, “H: New intel Syria, Turkey, Israel, Iran. SID,” Hillary Clinton arkiva e postave elektronike, http://wikileaks.org/clinton-emails/emailid/12172.

[53] Efraim Inbar, “The destruction of the Islamic State is a strategic mistake,” Qendra e Prespektivave BESA, dokumenti no. 352 (2016).

Burimi : M.Ş/ ML