Bamirësia në Fondacionin e Liri Berishës, Argita Malltezi: Parat i kam të deklaruara, kam dhënë dhe do vijoj të jap zekat

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur në lidhje me akuzat e SPAK ndaj babait të saj dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi, të cilët janë marrë të pandehur për kompleksin “Partizani”.

Ajo u shpreh se e gjitha është sulm politik, ndërsa ka prekur edhe shpalljen non grata nga SHBA, duke thënë se Anthony Blinken tha se do të sillte prova, por që sipas saj s’ka ende asnjë fakt.

Po ashtu Malltezi ka folur edhe për bamirësinë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi kanë bërë në fondacionin e Liri Berishës “Fëmijët Shqiptarë”.

Argita Malltezi është shprehur se çdo para që ka e ka të deklaruar dhe se me lekët e saj mund të bëjë bamirësi ku të dojë.

“Të gjitha fitimet nga Partizani juridikisht nuk janë pjesë e bashkësisë ligjore, që do të thotë pasuri e përbashkët e martesës. E themi se janë përdorur? Çfarë transaksionesh janë bërë?

Fondacioni shkojnë për trajtimin e fëmijëve. Të gjitha ata që kanë dhuruar janë bamirësi. Ishte e turpshme nxjerrja e emrave të fëmijëve. Ka një kosto për terapistë. Të gjitha i kemi të deklaruara dhe të tatuara.

Ai fondacion është një OJQ që nuk është e Liri Berishës, të gjitha donacionet shkojnë për fëmijët. Janë të gjitha bamirësi, me kontratë, janë të gjitha të deklaruara, të tatuara, janë bërë me bankë. Ne paguajmë çdo vit 2,5 për qind të asaj që kemi për zekat, dhe kjo ka qenë pjesë e kësaj. Kanë qenë 100 për qind të ligjshme, me burim të kontrolluar dhe tatuar. Se çfarë bëj unë me të ardhurat e mia të deklaruara… çdo vit bëj deklarime në ILDKP”, tha ajo ndër të tjera./NewsBomb

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne