Banorët e Borizanës sërish në protestë, denoncojnë shpërthimet në gurore!

Banorët e Borizanës kanë denoncuar sonte për shpërthime të shumta në guroren që ndodhet sipër fshatit, në Fushë-Krujë.

Mësohet se banorët e lagjes “Hima” të Borizanës kanë njoftuar autoritetet pasi pretendojnë se kanë dëgjuar shpërthime të forta rreth orës 18:00 këtë mbrëmje. Ata thonë se shpërthimet po u dëmtojnë banesat.

Ndërkohë, megjithëse policia u ka thënë që të bëjnë një kallëzim në komisariat ditën e nesërme, ata nuk kanë pranuar pasi thonë se nuk kanë më besim tek institucionet.

Ngjarja nuk ka të bëjë me guroren e fisit Rraja, pasi biznesi u mbyll nga autoritetet pas sherrit të dhunshëm me fisin Maja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne