Banorët e Orikumit protestë kundër aksionit të IKMT: Po bëhen pazare me pronat tona!

Banorët e njësisë administrative Orikum në Vlorë kanë dalë në një protestë paqësore kundër aksionit të IKMT.

Banorë të Radhimës, Dukatit e Orikumit kanë bërë edhe një herë thirrje për ndalimin e këtij aksioni në shembjen që siç e quajnë ata të paligjshme dhe abuzuese që po u behet ndërtimeve të tyre, në të kundërt protesta do të vijojë deri në përplasje fizike.

Me tone të ashpra, banorët kanë kërkuar nga bashkia të njihen me programin e mirëfilltë të zhvillimit të zonës, si dhe të zhvillohet një konsulencë publike. Ata kërkojnë urgjentisht pezullimin e shembjeve ndërsa paralajmërojnë se në të kundërt protesta do të marr përmasa të tjera.

Pak ditë më parë bashkia Vlorë ka prezantuar projektin e zhvillimit të zonës, për aksin Vlorë deri në hyrje të tunelit, ndërsa asnjë informacion nuk është dhënë për banorët e njësisë Orikum, të cilëve u preken jo vetëm molet por tashmë edhe godinat, hotele dhe restorante.

Banorët akuzojnë se po përjashtohen nga procesi i aluiznit qëllimisht, sipas tyre me tokat po bëhen pazare nga krerët e shtetit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne